Nga janari në dhjetor, disa lajme për të cilat do të flitet me siguri në 2018-ën - Bota Sot
Nga janari në dhjetor, disa lajme për të cilat do të flitet me siguri në 2018-ën

Speciale

E hënë, 25 qershor 2018

Nga janari në dhjetor, disa lajme për të cilat do të flitet me siguri në 2018-ën

Më: 2 janar 2018 Në ora: 15:50
Ilustrim

Janar

30 janar. Presidenti amerikan do të mbajë një fjalim në Kombet e Bashkuara në të cilin të mandatuarit do të paraqesin prioritetet politike të vitit të ri.  31 janar. Do të ndodhë dukuria e hënave blu, dukuri që ndodh çdo dy vjet e gjysëm dhe që lejon të kihen dy hëna të plota në të njëjtin muaj, do të ketë edhe një eklips hënor të lotë që do të shihet në Amerikën e Veriut, Paqësor, Azi dhe Australi.

Shkurt

9-25 shkurt në Korenë e Jugut  do të zhvillohen lojrat olimpike dimërore, të ndjekura në mars nga lojrat paraolimpike. Në fund të shkurtit Samsungu do të prezantojë galaxy S9 që do të ketë një processor më të fuqishëm se Qualcomm, Snapdragon 845 dhe një modul flashi prej 512GB.

Mars

Në 16 mars mbushen 50 vjet nga masakra e My Lai-s. Amerikanët u kthyen kundër luftës së Vietnamit kur morën vesh se një togë kishte përdhunuar gratë dhe vrarë 347-504 civilë.  Në 27 mars mbushen 20 vjet që kur FDA-ja miratoi tregtimin e viagrës (sildenafil) kundër disfunksionit erektil. Pfizer shënoi rekord shitjesh të këtij medikamenti me 2.000 milionë dollarë në vitin 2008.

Prill

Në 2 prill do të nisë një gjygj kundër Bill Cosby-it për një abuzim seksual të një gruaje, pasi e kishte përgjumur me medikamente psikofarmakologjike. Mbushen 50 vjet kur në 3 prill një snajperist vrau Martin Luther në një motel në Memphis, Tennessee. Protestat për vrasjen e fituesit të çmimit Nobel për paqen shkaktoi trazira dhe zjarrvënie në të gjithë Amerikën. Në 6 prill mbushen 75 vjet nga publikimi i Princit të Antoine de Saint-Exupéry. Në 19 prill mbushen 75 vjet nga kryengritja e kampit të Varshavës, revolta e hebrenjve kundër trupave naziste në Poloni. Në këtë ditë Raul Kastro do të lerë pushtetin.

Maj

Në 3 maj mbushen 50 vjet nga revolta e studentëve majtistë e njohur ndryshe si Maji francez që solli grevën më të madhe në Europën perëndimore me 9 milionë grevistë. Në 5 maj mbushen 200 vjet nga lindja e Karl Marxit,filozofi dhe ekonomisti prusian, autor i Kapitalit dhe frymëzuesi i lëvizjes socialiste dhe komunsite në shek XX. Në 19 maj do të zhvillohet martesa e Meghan Markle me princin Harry.

Qershor

Në 5 qershor mbushen 50 vite nga vrasja e Robert Kennedy, vëllait të presidentit të vrarë John F. Kennedy. Në 11 qershor mbushen 25 vite nga dalja e filmit Jurassic Park, suksesi i menjëhershëm i Steven Spielberg-ut. Në 14 qershor nis kampionati botëror i futbollit. Në 24 qershor me dekret të mbretit Salman, gratë mund të kenë patentë makine dhe do të munden të vozitin për herë të parë në Arabinë Saudite me automjetet e tyre. Në këtë datë në Kaliforni do të realizohen për herë të parë provat për automjete pa drejtues.

Korrik

Nga 7-29 korrik do të mbahet Tour de Francë, turi i 105 në tri javë me një kilometrazh prej 3329. Në 29 korrik mbushen 60 vjet nga dokumenti i krijimit të agjensisë hapsinore Nasa që filloi punën e saj në 1 gusht 1958. Në 10 korrik të vitit 2008 Apple nxori App Store, një linjë për të shkarkuar aplikimet e jashtme, ndryshimet dhe marrëdhëniet e përdoruesve me aparate të ndryshme.

Gusht

Në 20 gusht mbushen 50 vjet nga pushtimi sovjetik i Çekosllovakisë për të përfunduar me pranverën e Pragës, një periudhë e shkurtër çlirimi politik. Në bordin e anijes Dragon 2 SpaceX do të çonte dy civilë rreth e rrotull Hënës.

Shtator

Në 27 shtator 1998 u hodh në përdorim domeni i Google-it që kishte këtë pamje:

Në 15 shtator mbushen 10 vjet që kur Lehman Brothers deklaroi falimentimin e tij dhe filloi kështu kriza e hipotekave subprime që do të shënonte brezin e millennials.

Tetor

Në 2 tetor të 1968 qeveria e Gustavo Díaz Ordaz  shtypi revoltën studentore në sheshin Tlatelolco në Meksikë. Kurrë nuk u mor vesh numri i të vrarëve, të zhdukurve dhe të burgosurve të asaj dite që ndryshoi shoqërinë meksikane.

Nëntor

Në 11 nëntor do të shënohet një shekull nga mbarimi i Luftës së Parë Botërore. Në 18 nëntor mbushen 90 vjet nga shfaqja e parë e miushit më të famshëm Mickey. Në një datë akoma të papërcaktuar Nasa do të dërgojë një mission Insight për të studiuar brendësinë shkëmbore të Marsit.

Dhjetor

Në 10 dhjetor të 1768 mbushen 250 vjet nga dalja për herë të parë e enciklopedisë britanike, më e vjetra në botë. 32 volumet e saj tashmë janë digjitalizuar. E fundit doli e shkruar në 2010. Në 25 dhjetor Disney do të shfaqë versionin e ri të Meri Popinsit, një vazhdim i klasikut të 1964 me Emily Blunt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test