Shkaktari i humbjes së satelitit, i cili ishte lansuar kah fundi i nëntorit nga kozmodromi Vastochni ishte llogaritja e gabuar e navigacionit, njoftoi agjencia ruse e hapësirës Roskosmos.
Rusia më 28 nëntor humbi kontaktin me satelitin, të cilin e lansoi disa orë më herët nga Lindja e Largët.
“Algoritmi i sistemit për navigim ka dhenë informacione të pasakta, pasi sateliti u nda nga raketa”, njofton Roskosmos.
Sateliti për këtë arsye ka kryer rotacion në drejtim të gabuar, gjë e cila çoi drejt humbjes së tij.
Roskosmos shton se kjo është një situatë e pazakontë dhe se në pyetje nuk është kualiteti i konstruksionit të satelitit, por ishte gabim i softuerit.