9 shtetet që janë zhdukur dhe nuk egistojnë më

Speciale

9 shtetet që janë zhdukur dhe nuk egistojnë më

Më: 17 prill 2017 Në ora: 12:00
Republika Salo

Disa nga ato shtete janë zhdukur sepse i kanë humbur luftërat, disa të tjera u janë bashkangjitur shteteve tjera, ndërkaq disa të tretat siç është rasti me Jugosllavinë e mirënnjiohur dhe situatës së saj, thjeshtë janë shkatërruar dhe nga ato janë krijuar shtete të reja. Në vazhdimju sjellim listën e 9 shteteve që janë zhdukur gjatë shekullit të XX.

Moresnet (1816 – 1920)

Pas rënjes së Napoleonit në vitin 1815, në Europë kanë filluar të rivendosen kufijtë. Një sipërfaqe e vogël ndërmjet Gjermanisë së sotme dhe Belgjikës ka qënë shteti neutral Moresnet, që sipas rregullimit shtetëror ka qënë kondominij, që ka nënkuptuar se dy shtete kanë pasë një udhëheqje të përbashkët. Prusia e atëhershme dhe Belgjika në atë teritor kanë pasë të drejtë të ndajnë edhe fitimin nga miniera e athershme shumë fitimprurëse e zinkut, që ka qënë në atë shtet.

Ai teritor i vogël ka qënë i përbashkët derimë 1830, kur Belgjika ka shpallë pavarësinë dhe ky teritor i ka takuar Belgjikës. Pastaj, gjatë Luftës së Parë Botërre, një kohë të shkurtër ka qënë nën jurisdikcionin e Gjermanisë, që përfundimisht më 1920 ta aneksojë Belgjika. Moresneti i dikurshëm neutral ka qënë teritor në të cilin sot është qyteti belg Kelmis.

Republika Salo (1943-1945)

Republika Salo ka qënë e njohur si Republika Sociale e Italisë, që nëntë vërtetë ka qënë satelit i shteteve fashiste të Gjermanisë, nën drejtimin e Benito Mussolinit. Fuqiae këtij shteti është varur kryesisht nga ushtria gjermane por është quajtur edhe REpublika e Salos, sepse Mussolini – asokohe ministër i punëve të jashtme ka qëndruar mekabinetin e tij në qytezën afër liqenit Garda, në lindje të Milanos.

Ekzistimi i këtij shteti ka pushuar së ekzistuari më 25 maj të vitit 1945, në ditën që sot festihet si Dita e Çlirimit të Italisë, ndërsa asokohe është shënuar si dita e përmbysjes së Mussolinit dhe dëbimit të ushtarit të fundit nazist nga vendi.

Tibeti (1912-1951)

Tibeti si shtet ka ekzistuar me mijëra vjet, por zyrtarisht pavarësinë e ka fituar më1912. Me shtetin kanq qeverisur udhëheqësit shpirtëror dalaj lamat. Pavarësia ka zgjatur shumë shkurt, deri më 1951, kur Tibetin e okupon ushtria komuniste e Kinës. Një periudhë kohore ata kanë bërë rezistencë, por më 1959 Kina ka arritur ta aneksojë dhetashëndërrojë në teritor të vetin.

Tibeti nuk ka rreshtur të luftojë për pavarësinë e vet as sot e kësaj dite.

Republika e Bashkuar Arabe (1958-1971)

Republika e Bashkuar Arabe ka qënë shtet ose më mirë të thuhet eksperiment i llojit të vet dhe ka zgjatur shumë shkurt. Në të vërtetë, presidenti i Egjiptit, Gamel Abdel Nasser, ka punuar në idenë e bashkimit të Egjiptit me Sirinë fqinje për të krijuar një lidhje arabe që do ti kundërvihej armikut të përjetshëm Izraelit.

Ashtu, Republika e Bashkuar Arabe që nga fillimi ka qënë e dënuar me shkatërrim ndërsa shkatërrimin e vërtetë ajoe ka përjetuar gjatë luftës me Izraelin në vitin 1967 ndërsa pas vdekjes së Nasserit më 1970, tërësisht dhe praktikisht u shua. Në aspektin formal ky shtet u shua më1971, kur Egjipti dhe Siria përsëri u shpallën shtete të pavarura.

Sikim (1642-1975)

Sikim ka qënë një monarki e vogël në Himalaje e vendosur ndërmjet Indisë dhe Tibetit. Më 1975 i është bashkangjitur Indisë. Para se ti bashkangjitet Indisë, Sikim ka qënë pjesë e “Rrugës së purpurit”- “Rrugës së mëndafshit”.

Cejloni (1505-1972)

Shri Lanka e sotme dikur është quajtur Cejlon.

Është shtet ujëdhesë në Azinë jugore që sot njihet si Shri Lanka, edhe pse dikur është quajtur Cejlon. Deri në shekullin e VII, Cejloni ka qënë i rëndësishëm për botën arabe e më pas kanë ardhur europianët. Shteti ka qënë gjatë kohë nën pushtimin e Portugalisë, Gjermanisë dhe në fund edhe të Britanisë së Madhe ndërsa prej vitit 1815 e deri në vitin 1948 kur përfundimisht e kanë fituar pavarësinë. Më vitin 1972 Cejloni e ka ndërruar emrin në Shri Lanka.

Çekosllovakia (1918-1993)

Çekosllovakia është shembulli më i mirë i shtetit që është ndarë me marrëveshje. Është krijuar pas shkatërrimit të monarkisë austro-hungareze më 1918, ndërsa është shpartalluar më 1993 në mënyrë paqësore, duke u ndarë në dy shtete Çekinë dhe Sllovakinë. Ka qënë një nga shtetet më prosperuese europiane dhe ka arritur ta ruajë demokracinë deri në Luftën e Dytë Botërore kur është okupuar nga Gjermania.

Më vonë, ka qënë e okupuar nga Bashkimi Sovjetik deri në ndarjen përfundimtare. Në vitin 1993, pjesa lindore është pavafrësua si shteti i Sllovakisë, ndërsa pjesa perëndimore është pavarësua si shteti i Çekisë. Duke pasë parasysh se çekët dhe sllovakët kanë histori të ndryshme, kulturë të ndryshme dhe vlera të ndryshme, ata ndarjen e konsiderojnë si gjë e pashmëngëshme, por kjo është arritur në mënyrë paqësore me marrëveshje.

Gjermania Lindore (1949-1990)

Muri që e ka ndarë Berlinin por edhe Gjermaninë në ate Lindore dhe ate Perëndimore është ngritur pas Luftës së Dytë Botërore. Ashtu si e ka paramenduar pushteti gjermano-lindor, është dashur që të pengohen arratisjet e banorëve nga Gjermania Lindore Socialiste, në ate Gjermaninë Perëndimore.

Muri i Berlinit është shembur në nëntor të vitit 1989. Fillimisht ate kanë filluar ta shembin e rrënojnë qytetarët e pastaj ushtria e ka hequr një pjesë. Shtetasit e pjesës lindore që kanë jetuar nën ombrelën e Bashkimit Sovjetik menjëherë kanë mundur të kalojnë në pjesën perëndimore të qytetit. Pak mëvonë kanë mundur edhe nga pjesa perëndimore të kalojnë në ate lindore. Ribashkimi i Gjermanisë është bërë në tetor të vitit 1990.

Jugosllavia (1918-1992)

Ngjashëm me Çekosllovakinë edhe Jugosllavia është krijuar me shkatërrimin e mbretërisë austro-hungareze pas Luftës së Parë Botërore. Është krijuar mebashkimin e sërbëve, kroatëve, sllovenëve dhe popujve të bashkësive tjera etnike dhe teritoreve të Hungarisë, Rumanisë, dhenjë pjese të Austrisë e Italisë në kohën e Mbretërisë Serbo-kroato-sllovene, që ka ekzistuar si e tillë deri në Luftën e Dytë Botërore.

Pas luftës, Jugosllavia ka arritur ti shmanget okupimit sovjetik, ndërsa në krye të shtetit ka ardhë Josip Broz Tito. Presidenti i përjetshëm i Jugosllavisë ka vdekur më 1980 por edhe sot e kësaj dite vazhdojnë polemikat e ashpra se a kaqënë ai antifashist apo dictator. Jugosllavia pas Titos ka jetuar edhenja dhjetë vjet dhe më 1992 është shkatërruar dhe është ndarë në: Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, Slloveni, Serbi, Maqedoni dhe Mali i Zi.

Pas shkatërrimit dhe ndarjes, kanë pasuar luftërat e përgjakshme në hapsirat e Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat