Zbulohet dëshmia më e vjetër e jetës në planet

Speciale

Zbulohet dëshmia më e vjetër e jetës në planet

Më: 1 mars 2017 Në ora: 21:25
Ilustrim

Shkencëtarët besojnë se mbetjet e një mikroorganizmi të zbuluar në Kanada janë të vjetra 3.77 miliardë vjet. Nëse këto pretendime vërtetohen, ky do të ishte mikrofosili më i vjetër i gjetur ndonjëherë.

Zbulimi përbën filamente të holla dhe tuba të formuar nga bakteria që jetonte në hekur, thuhet në njoftimin e dhënë të mërkurën nga University College London.

Është gjetur në shtresa të kuarcit në Nuvvuagittuq Supracrustal në Quebec, në Kandada, ku gjenden disa nga shkëmbinjtë sedimetarë më të vjetër në planet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat