“Eshtë një luftë me goditje spiunësh, që luftohet mes elitave”

Speciale

“Eshtë një luftë me goditje spiunësh, që luftohet mes elitave”

Më: 12 janar 2017 Në ora: 19:22
Trump

Që në tetor, ai tekst mbi skanalet e supozuar seksualë dhe mbi “shantazhuehmërinë e Trumpit” nga ana e rusëve, qarkullonte mes gazetarëve. Por kishin refuzuar ta botonin, sepse nuk mund ta verifikonin besueshmërinë. Besoj se “bomba” shpërtheu tani, për shkak se dosja publike e shërbimit të fshehtë nuk mjaftoi për të kompaktësuar opinionin. Risia nuk janë hacker-at e huaj: ai lloj spiunazhi është histori e vjetër. Elementi me të vërtetë destabilizues është “lufta mes elitave” që po zhvillohet në SHBA, me goditje dosjesh për spiunë: një luftë e brendshme ku është përfshirë shërbimi i fshehtë, Trumpi dhe opinioni publik

“Habiteni vërtetë me stuhinë e hackerave? Mos jini hipokritë. Me goditje spiunësh, piratësh dhe mediash sociale, të gjithë luftojnë në luftën e informacionit. Edhe amerikanët e europianët. A e dini cila është risia?” Evgeny Morozov, 32 vjeç, bjellorus, është një prej kritikëve më të spikatur të mediave të reja. Nëse ka një opinion dominues, ai shkon përtej.

Rusia është që bashkë me Trumpin, edhe skeptiku Morozov është bindur se është Kremlini prapa ndërhyrjeve të hacker-ave në SHBA?

Jo. Mendoj se Trumpi në konferencën për shtyp, ka provuar të “bëjë paqe” me shërbimet e fshehtë. Unë nuk e përjashtoj pistën ruse, por besoj se dosja e dalë ditët e fundit është shumë e dobët, për të eleminuar çdo lloj dyshimi. Risia fshihet tek dokumenti që ka qarkulluar nga Buzzfeed.

A mund të shpjegoheni më mirë?

Që në tetor, ai tekst mbi skanalet e supozuar seksualë dhe mbi “shantazhuehmërinë e Trumpit” nga ana e rusëve, qarkullonte mes gazetarëve. Por kishin refuzuar ta botonin, sepse nuk mund ta verifikonin besueshmërinë. Besoj se “bomba” shpërtheu tani, për shkak se dosja publike e shërbimit të fshehtë nuk mjaftoi për të kompaktësuar opinionin. Risia nuk janë hacker-at e huaj: ai lloj spiunazhi është histori e vjetër. Elementi me të vërtetë destabilizues është “lufta mes elitave” që po zhvillohet në SHBA, me goditje dosjesh për spiunë: një luftë e brendshme ku është përfshirë shërbimi i fshehtë, Trumpi dhe opinioni publik.

Në mesin e kaosit të spiunëve, a mos teknologjia e ka bërë politikën më të goditshme dhe politikanët më të shantazhueshëm?

Jo. Mbrojtjet ekzistojnë, si për shembull kriptografia, dhe u takon politikanëve ta përshtasin. Nuk besoj në përqëndrimin tek Interneti, që luhatet mes të bërit të rrjetit një shenjt apo një djall. Një herë e një kohë rrjetet sociale ishin revolucionare, dhe tani janë armike? Jo, më vjen keq, por s’është kështu. Këtu fajtore nuk është teknologjia, por përdorimi që ne i bëjmë dhe problemet që kalon demokracia jonë.

Një herë e një kohë, lufta kibernetike bëhej në fshehtësi. Tani përdoren rrjetet sociale. Nuk ka më rrugëdalje për konsumatorët e informacionit?

Sa u përket taktikave, nuk ka shumë të reja. Shërbimi i fshehtë i SHBA akuzon rusët se përdorin si armë rrjetet sociale, por Uashingtoni i pari ka eksperimentuar me këto sisteme; e mbani mend skandalin që shpërtheu në Kubë për rrjetin social ZunZuneo, që u krijua nga SHBA për të lehtësuar protestat?

Po lajmet e rremë, për të cilat Trumpi është i akuzuar dhe akuzues?

Sa kohë që do ketë liri shprehjeje, do të ketë edhe lajme të rreme. Pika nevralgjike është mundësia që lajmet e rreme të fitojnë një qarkullim të gjerë. / “Sette” – Në shqip nga www.bota.al

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat