Në kërkim të jetës në Mars…

Speciale

Në kërkim të jetës në Mars…

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 19:24
Ilustrim

Katër miliardë vite më parë, kur jeta në Tokë sapo kish nisur të lulëzonte, në Mars ishte në perëndimin e saj. Kështu të paktën thotë një ndër teoritë më të përhapura mbi evolucionin e jetës dhe sistemit tonë diellor.

Pikërisht për të vërtetuar këtë arsye, NASA planifikon që të niset sërish drejt Marsit, këtë herë jo më thjesht për të vëzhguar sipërfaqen e planetit, por për të gërmuar në thellësi në përpjekje për të gjetur fosile të marsianëve të dikurshëm.

Projekti i njohur si Mars 2020 është në fazat e fundit të realizimit të tij dhe parashikon që pas tre vitesh drejt “Planetit të Kuq” të niset një robot me teknologjinë më të përparuar dhe i sofistikuar në gjendje që të gërrmojë në thellësi dhe të analizojë me detaje përbërjen e sipërfaqes për shenja mbetjesh organizmash prehistorikë.

Shkencëtarët janë optimistë se edhe nëse nuk do të mund të gjejnë skelete apo fosile si në Tokë, të paktën me gjasa do të hasin në organizma njëqelizorë si alga apo baktere, që besohet se janë marsianët më të hershëm.

Projekti ka përparuar ndjeshëm dhe NASA thotë se ka përcaktuar edhe vendin se ku do të ulet roboti. Bëhet fjalë për një zonë ku shkencëtarët e agjencisë hapësinore besojnë se ka qenë dikur liqen, e që është tharë miliarda vite më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat