"Duke kujtuar Nënë Terezen" Ish-kongresisti shqiptarë Joe DioGuardi - Presidenti i LQSHA

Speciale

"Duke kujtuar Nënë Terezen" Ish-kongresisti shqiptarë Joe DioGuardi - Presidenti i LQSHA

Nga: Beqir SINA New York Më: 29 gusht 2016 Në ora: 17:32
Duke kujtuar Nënë Terezen

OSSENIG NY : Ish kongresisti republikan, i pari me gjakë shqiptari( Arbëreshë ), në Capitol Hill - Washington, Joseph DioGuardi, Presidenti, i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane me qendër në Nju Jork, lobit të parë dhe të vetëm shqiptarë,  figura më prominete e çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara, thotë, se gjithëçka ka përfunduar, dhe, se ai dhe një grup i Bordit të LQSHA, janë bër gati të udhëtojnë për në Romë, ku do të jenë të pranishëm në ceremonitë, që do të mbahen në selinë e Shejtë - Vatikan me rastin e Shejtërimit të Nëna Terezes.  

Sot, vetëm tre ditë para nisjes, së tyre të organizuar, për në Itali, ai ka shpërndar një mesazh në statusin e tij në rrjetin shoqëror Facebook, ku ju drejtohet, anëtarëve të Bordit të LQSHA, miqve dhe përkrahësve, të tij mbarë shqiptarë, kudo që janë, duke i lajmërruar, se më 4 Shtator do të jetë  pranishëm, me gruan Shirli Klojes - DioGuardi, dhe me një grup i Bordit të LQSHA, në ceremonitë, që do të mbahen në selinë e Shejtë - Vatikan me rastin e Shejtërimit të Nëna Terezes.  
Më 4 shtator, unë thotë ai dhe Shirley, do të jemi në Romë, për ditën e kanonizimit të Lumes Nënë Tereza, nga Papa Françeskut, sheshin e Shën Palit dhe në Kishën Katolike Romake. 
Më tej ai shpjegon se Ajo ka lindur në vitin 1910 nga prindër shqiptarë, dhe shumë amerikanë shqiptarë do të vijnë me ne, duke u bashkuar me mbi njëqind mijë shqiptarë nga e gjithë bota, për të festuar këtë rast historik për të gjithë njerëzit e botës, ka thënë DioGuardi i cili është me gjak shqiptari - nga Arbëreshët e Italisë.
 
Diguardi thotë se ai është një prej atyre ndër të parët shqiptarë, që ka pasur rastin dhe është takuar me Nëna Terezen : 
“Unë personalisht u takova me Nëna Terezen dhe Ajo u lut në Shqipëri, në vitin 1992, kur ajo hapi  Shtëpinë e parë të Misonerve, të murgeshave të saj në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, menjëherë pas regjimi komunist u rrëzua atje. Një vit më vonë unë shkova me të dhe u takova edhe me Papa Gjon Pali II, së bashku në vizitën e saj në Shqipëri, qytetin e Shkodrës, duke shurguar katedralen e sapo rinovuar katolike atje, shumë vjet mbasi komunistët e kishin përdorur atë si një sallë sportive, pas shpalljes së Shqipërisë një shtet stalinist-  shtet ateist në vitin 1950”.
 
  Në mesazhin e tij Joe DioGuardi - ndan miqt dhe përkrahësit e tij edhe një video në YouTube - ku ai ju lutet të klikoni në imazhin e më poshtëm për të parë bashkangjitur youtube videon, duke thënë se ju “do të shikoni videon e bashkangjitur, e cila përmban reflektimet e mia personale për Nënë Terezën, pesë vjet pasi ajo u lumturua nga Papa Gjon Pali II si Lume Nënë Tereza në Vatikan, një hap i parë për lartësinë të saj deri për shenjtërimin javën e ardhshme, trembëdhjetë vjet më vonë.” (Joe DioGuardi kujton Nënë Terezën në SHBA-sw Capitol Hill(17 qershor 2008)
nga Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane)
 
DioGuardi, gjithmonë flet me krenari për prejardhjen e tij, se ai ka gjak shqiptari dhe ka origjinën nga Arbëreshët e Italisë.

DioGuardi, u kujtojë bashkëmërgimtarve të tij, në SHBA, prej kur ai u lidhë me ta, se ashtu si edhe ai pjesa më e madhe e italianëve në Amerikë, të emigruar nga zonat jugore të gadishullit Apenin në brigjet e Adriatikut e Jonit, janë Arbëresh të emigruar në Itali në kohën e imperatorisë turke, ka pohuar ai duke thënë : "Jemi nga ata që thirren Gjaku ynë i shprishur" - "il nostro sangue sparso”.
Unë, kam lindur në Bronks, Nju Jork, i biri i një emigranti tregëtar i vogël, perimesh, ka thënë DioGuardi, duke treguar se ai ishte duke u rritur në një lagje emigrantësh, në Bronx, dhe diplomuar nga Fordham Prep në vitin 1958 dhe Fordham University me diplomën e këtij universiteti prestigjoz, në vitin 1962. 
“Babai im i martuar me Nënën e time, një Italjane-Amerikane, e brezit të parë e lindur në Nju Jork, ka rrëfyer ai, ishte një shqipëtar etnik, i emigruar në Amerikë në vitin 1929, i lindur në Greci, në një fshat të vjetër i populluar nga Arbëreshët, dhe, i vetmi nga 53 të tillë që Gjergjë  Kastrioti – Skënderbeu, Heroi Kombëtar i Shqiptarëve, i ka shkelur më këmbë.”
DioGuardi, tha se për momentin shërben në bordin e drejtuesve të disa korporatave private dhe publike Amerikane, dhe shtojë se për çerek shekulli në SHBA, ai ka themeluar dhe po udhëheq vullnetarisht të parin dhe të vetmin Lobin e fuqishëm Shqiptarë në Amerikë, së bashku me bashkëshorten e tij, Këshilltaren e Çështjeve Ballkanike, Shirley Cloyes DioGuardi, duke i ndihmuar dhe mbrojtur, kudo Shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë e trojet e tyre etnike, në çështjen shqiptare , këtu në Shtetet e Bashkuara, me në krye Ligën Qytetare Shqiptaro Amerikane – LQSHA.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat