Pallati ku qëndronte Skënderbeu në Romë, sot është një nga hotelet më luksoze

Speciale

Pallati ku qëndronte Skënderbeu në Romë, sot është një nga hotelet më luksoze

FRANK SHKRELI Nga FRANK SHKRELI Më 23 gusht 2016 Në ora: 15:34
Palazzo Scanderbeg – Rome

Pallati ku dikur qëndronte Gjergj Kastrioti Skënderbeu gjatë vizitave të tija në romë për takimet me papët e romes, është kthyer tashti në një hotel luksoz, siç mund të shihet edhe nga fasada e re e ndërtesës, shkruan Bota sot.

Kur isha në romë si refugjatë politik më 1970, pasi jetosha aty afër, kalojsha shpesh asaj rruge.  Ndërtesa në atë kohë ishte një gërmadhë, por ruante mbi derë fotografinë historike të heroit të kombit shqiptar, aty ku siç mund të shihet edhe në këtë foto, ruhet edhe sot me mbishkrimin: “Geor Castriota Scanderbeg Princeps Epiri –Ad Fidem Iconis Rest An Dom Mdcccxliii”.  

Më thonë se hoteli, ndonëse i ri, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e turistëve të shumtë në romë, ku përveç komoditetit që u ofron atyre hoteli Scanderg, ata njihen edhe me historinë e heroit të shqiptarëve dhe shpëtimtarit të Evropës, Gjergj Kastriotit – Skënderbeu. Krenari!

Të jetojë përgjithmonë kujtimi i tij. në radhë të parë, ndër shqiptarë!/BS/

Image
Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat