Këtë javë, Toka u godit nga një meteor!

Speciale

Këtë javë, Toka u godit nga një meteor!

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 22:39
Meteor

85 mijë banorët e qytetit General Roca, në jug të Argjentinës u tmerruan kur një seri shpëthimesh të fuqishme tronditën shtëpitë e ndërtesat e tyre, por ndryshe nga sa menduan nuk ishte një sulm terrorist, por një fenomen natyror, pikërisht pjesët e një meteori.

“Gjithçka u dridh”, tha Kryebashkiaku Martin Soria.

Policia, zjarrëfiksja dhe punonjës të emergjencës civile vërshuan në vendin e ngjarjes, por nuk gjetën asnjë provë të ndonjë bombe apo shenja tërmeti.

Ishin shkencëtarët ata që gjetën arsyen e vërtetë. Një meteor kishte hyrë në atmoferën e Tokës, rreth 10 mijë metra lart, duke udhëtuar me një 1500 milje në orë.

“I zuri të gjithë në befasi pasi hyri në hapësirë në një zonë të pabanuar. Nëse do të kishte rënë në shkretëtirë, në det apo Antarktidë, nuk do ta kishim marrë vesh kurrë”, tha astronomi Roberto Figueroa.

Ai përllogarit se meteori në fjalë ishte rreth 12 metra në diametër, përpara se të copëtohej në 3 fragmente.

“Me shumë gjasë ishte një meteor mineral, që hyri në atmosferë me shpejtësi tepër të lartë në një kënd shumë të afërt të Tokës. Në momentin që ra në kontakt me gazet atmosferike u nxeh, duke bërë që guri të fryhej dhe më pas të copëtohej, duke rënë si hi mbi Tokë”, u shpreh ai.

Sipas ekspertit, disa prej pjesëve më të mëdha mund të kenë prekur shtresat më të ulëta të atmosferës dhe janë djegur aty. Duke qenë se kanë mbërritur me shpejtësi tmerrësisht të lartë, ato kanë prodhuar një valë të madhe që mund të dëgjohet si “boom”./

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat