“Duan vetëm bukë”

Sociale

“Duan vetëm bukë”

Më: 19 prill 2015 Në ora: 12:28

Hamidja është vetëm pesë vjeçare. Ajo jeton së bashku me nënën dhe të katër motrat e saja në Luginë të Preshevës. Ëndrrat dhe dëshirat e Hamidës së vogël dallojnë shumë prej moshatarëve të saj.

“Dua vetëm bukë”, tha ajo duke i harruar gjithë ëndrrat e moshatarëve të saj.

Elmaze Kamberi, nënë e 5 fëmijëve jeton vetëm me një ndihmë sociale me të cilën ushqen të pesë fëmijët e saj. E si mos më keq dy vajzat e Elmazes kanë probleme mendore.

Jo shumë familje në Luginë të Preshevës kanë kushte të mira për jetë, por disa prej tyre klasifikohen në varfëri pothuajse të skajshme, të cilat në pamundësi për të siguruar kafshatën, gjithmonë i kanë duart e shtrira kah ndihmat sociale dhe te njerëzit e vullnetit të mirë.

Shtëpia në të cilën jeton familja Kamberi është e ndërtuar falë njerëzve të vullnetit të mirë. Por kjo ze thotë se herë pas here i ndihmojnë të tjerët. Por kjo nuk i mjafton asaj sepse duhet ti ushqej të pesë fëmijët e saj.

Në mes gjendjes ekonomike të vështirë 2 prej vajzave të zonjës Elmaze vuajnë nga një sëmundje psikike dhe nuk janë të aftë as të shkollohen, mirëpo të tjerët vijojnë shkollimin.

Zonja Elmaze tregoi se edhe gjatë dimrit që lam pas në pamundësi që të kenë ujë brenda shtëpisë është dashur të bartë ujin me kova të ndryshme për të pastruar, enët, rrobat dhe për nevoja tjera higjenike.

Kjo familje shpreson ën vullnetin e njerëzve të mirë të cilët një ditë do i ndihmojnë asaj më shumë pët tia plotësuar gjithë ëndrrat e pesë fëmijëve jetim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat