Klubi Rotarina “Prishtina-Dardania” u shpall klubi më i mirë i vitit - Bota Sot
Klubi Rotarina “Prishtina-Dardania” u shpall klubi më i mirë i vitit

Sociale

E shtunë, 21 korrik 2018

Klubi Rotarina “Prishtina-Dardania” u shpall klubi më i mirë i vitit

Nga: Gani Mehmetaj Më: 1 korrik 2018 Në ora: 10:08
Konferenca e Distrikteve të klubeve rotariane të Shqipërisë e të Dardanisë, shpalli klubin rotarian "Prishtina, Dardania" klubin më të mirë të vitit.

Klubi Rotarian "Prishtina, Dardania" udhëheq projektin më të madh humanitarë në Dardani "Dhurata e jetës (Gift of life", në kuadër dhe me ndihmën e "Gift of Life International".

Klubi ka dërguar deri me tash jashtë shtetit, ku janë operuar e shëruar mbi 100 fëmijë në spitalet e SHBA-ve, Izraelit, Italisë etj.

Konferenca e Distrikteve të klubeve rotariane të Shqipërisë e të Dardanisë, shpalli klubin rotarian "Prishtina, Dardania" klubin më të mirë të vitit. 

Kryetari i klubit "Prishtina, Dardania" Muhamet Beqiri mori çmimin e vitit, në emër të klubit duke e falënderuar konferencën e distriktit. 

Të theksojmë se Klubi Rotarian "Prishtina, Dardania" udhëheq projektin më të madh humanitarë në Kosovë " Dhurata e jetës (Gift of life)", në kuadër dhe me ndihmën e "Gift of Life International". Klubi ka dërguar jashtë shtetit, ku janë operuar e shëruar mbi 100 fëmijë në spitalet e SHBA-ve, Izraelit, Italisë etj. 

Bartës i këtij projekti është prof Mazllum Blegu, mjek i njohur, ndërsa këto ditë do ta shënojmë ceremoninë e suksesit të tyre më të madh, ku janë ftuar përfaqësuesit amerikanë si mbështetësit kryesor të projektit dhe përfaqësuesit e rotarianëve ndërkombëtar.

 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test