Çka ndodhi me foshnjën që u gjet mbi veturën e hoxhës, në Vrellë të Istogut? - Bota Sot
Çka ndodhi me foshnjën që u gjet mbi veturën e hoxhës, në Vrellë të Istogut?

Sociale

E enjte, 16 gusht 2018

Çka ndodhi me foshnjën që u gjet mbi veturën e hoxhës, në Vrellë të Istogut?

Më: 14 maj 2018 Në ora: 08:36
Foshnja

Javën e kaluar një ngjarje e pazakontë ndodhi në Vrellë

Pas faljes së namazit të sabahut, hoxha i fshatit Vrellë të Istogut, Arben Dreshaj, mbi veturën e tij e kishte gjetur një foshnje të sapolindur i mbështjellë me një batanije dhe e futur në një paketim.

Pas kësaj ai kishte lajmëruar policinë, dhe prej asaj dite më nuk di asgjë se çfarë ka ndodhur me atë foshnje.

“Jo nuk kam informata të reja për fëmijën”, ka thënë hoxha Arben Dreshaj.

Për më tepër, imami i xhamisë në Vrellë të Istogut, Arben Dreshaj, në orët e hershme të 6 majit, pas faljes së sabahut, mbi makinën e tij kishte gjetur një foshnje të braktisur, të lënë në një pako mbi veturën e tij.

Pas gjithë kësaj, ishte raportuar se fëmija ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Edhe pse ende nuk e ka idenë se kush ia la foshnjën mbi veturë, hoxha i fshatit shpresonte se kamerat e sigurisë që gjenden aty afër mund ta zbulojnë se kush e kreu këtë akt.

“Nuk e kam parë se kush e ka vendosur foshnjën. Janë disa kamera andej përreth, besojmë që me anë të tyre do të mund të identifikohet personi që e la foshnjën aty”, kishte thënë hoxha i fshatit Vrellë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test