Historia e njërës nga ato! Ish-prostituta tregon si i shpëtoi skllavërisë - Bota Sot
Historia e njërës nga ato! Ish-prostituta tregon si i shpëtoi skllavërisë

Sociale

E enjte, 16 gusht 2018

Historia e njërës nga ato! Ish-prostituta tregon si i shpëtoi skllavërisë

Më: 12 maj 2018 Në ora: 20:56
Ilustrim

Në disa qendra jetojnë vajza, të cilat i kanë shpëtuar skllavërisë si punonjëse seksi. Njëra nga ato tregon sesi në moshën 14-vjeçare ra pre e trafikimit të qenieve njerëzore.

Ajo tregon se një burrë rreth të 40-tave e mashtroi atë duke i premtuar një jetë më të mirë në Itali, por qëllimet e tij ishin të errëta. Të miturën, ai e detyronte të kryente marrëdhëni seksuale kundrejt pagesës.

“Më premtonte shumë gjëra. Do shkoja në Itali, do të punoja, do bëhesha dikush në jetë. Por pasi shkova atje më shfrytëzoi si prostitutë”, tregon viktima e trafikimit.

Po çfarë ndodhte nëse ajo refuzonte? “Më kyçte në dhomë. Unë thosha që nuk dua, por ai më detyronte më rrihte. Po se bërë këtë, më thoshte, do të vras”.

E mitura na tregon se si shpëtoi nga tutori i saj: “Më pas bëmë plan me shku në Belgjikë. Aty mua më kapi policia. Në fillim jo. Më pas, thash stop. Nuk do të kem më frikë do t’i tregojë të gjitha”.

Kanë kaluar 4 vjet nga historia e saj e trishtë, fatmirësisht sot ajo është riintegruar dhe punon si ndihmëse kuzhiniere.

“Unë jam në punë. Jam ndihmëse kuzhiniere. Ishte pak e vështirë që unë ta harroja atë histori, por ja që e harrova dhe tashmë jam e lumtur”, përfundon ajo.

“Riintegrimi është shumë i vështirë pasi ka shumë gjasa që pas ndalimit të trafikimit, gjasat që t’i rikthehen sërish të njëjtës jetë janë gjithmonë më të larta. Ndaj ekzistojnë edhe qendrat rehabilituese”, thotë psikologia Aurela Agalliu.

Shumë herë i rikthehen rrugës së mundimeve sepse ndjehen të përjashtuara nga familja e tyre dhe nga shoqëria dhe kjo e bën të pafundë luftën kundër këtij fenomeni.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test