Iu shkrumbua banesa, familja Huqi bëhet me shtëpi të re

Sociale

Iu shkrumbua banesa, familja Huqi bëhet me shtëpi të re

Më: 5 maj 2018 Në ora: 07:41
Banesa e familjes Huqi u shkrumbua nga zjarri

Emisioni “Stop” transmetoi një histori tjetër të dhimbshme të një familjeje në kushte të mjerueshme.

Në muajin Shkurt, banesa e familjes Huqi u shkrumbua nga zjarri, por kjo nuk do të ishte e vetmja fatkeqësi për ta. Gjatë zjarrit, në shtëpi ndodhej kryefamiljari i paralizuar, i cili nuk mundi të shpëtonte dhe ndërroi jetë.

Bashkëshortja e të ndjerit, Vera dhe dy fëmijët nuk mund të jetonin në këto kushte, ndaj dhe “Fundjavë Ndryshe” së bashku me kompanitë “Next sh.a” dhe “Sela & Dini” rindërtuan shtëpinë e tyre.

Dy muaj pas fatkeqësisë, Vera së bashku me fëmijët u kthyen në shtëpi, që tanimë është me kushte jetësore më të mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat