Lajm i mirë: Arrihet shuma e kërkuar për shërimin e Qendrim Aliut

Sociale

Lajm i mirë: Arrihet shuma e kërkuar për shërimin e Qendrim Aliut

Më: 4 maj 2018 Në ora: 23:30
Qendrim Aliu

Tashmë është arritur shuma e kërkuar për shërimin e Qëndrim Aliut i cili po vuan nga Kanceri në fytyrë.

Lajmin se mbi shumën e kërkuar janë siguruar paratë e ka bërë të ditur familja e Qendrimit, të cilët falënderojnë të gjithë ata që kontribuuan dhe e ndihmuan atë.

Kujtojmë se përveç qytetarëve të shumtë të Kosovës  e po ashtu edhe nga Amerika dhe Kanadaja që kontribuuan në sigurim të të hollave, një shtytje të madhe në këtë process I ka ofruar “Shoqata e Bamirësisë ‘Jetimët e Ballkanit’ e po ashtu edhe deputeti Labinot Tahiri.

Njoftimi i familjes Aliu:

Përshendetje Motra dhe Vëllëzër!

Këtë ia kam borgjë t‘ju them ,edhe pse nuk kam dot shprehje magjike t’ju adresoj seciles Moter dhe Vëlla por gjithsesi kjo do mbetet gjithmonë në zemren time si leksioni më i dhimbshëm dhe të njëjtën kohë më i sukseshmi në jeten time.

Leksion ky që në vetën e saj permban një Perle të ç‘muar ,ju Motra dhë Vëllëzër atje larg në Amerikë, Kanada,Australi, e gjithë Europa nga Skandinavia deri në Shqipëri prej Anglis e deri ne Kosovë.

I madh dhe i vogel ,e re dhe e shtyer në moshë ju jeni ata që hapet dyert e shpetimit dhe me duart e tuaja të ngrohta më falet perqafimin më të ngroht të jetes sime duke më dhuruar Mëshir dhe Dashuri.

Më lejoni Motra dhe Vëllëzër që në emër të Qendrim Aliut ,familjes së tij, mua personalisht Ibadete Aliu t‘ju përqafoj edhe njeherë ,t’ju falemnderojm ngrohtësisht për shumën që tashmë e kemi tejkaluar dhe t‘ju njoftoj se faqeja publike që ishte hapur enkas për Qëndrimin sonte do mbyllet!

Gjithsesi jemi të obliguar dhe me shumë kënaqësi do ju njoftoj në cdo kohë për gjendjen e Qendrimit!

Me dashuri dhe Respekt Fam. Aliu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat