Muamer Alili vuan nga epilepsia, tromboza e sëmundjet e zemrës, kërkon ndihmë - Bota Sot
Muamer Alili vuan nga epilepsia, tromboza e sëmundjet e zemrës, kërkon ndihmë

Sociale

E shtunë, 23 qershor 2018

Muamer Alili vuan nga epilepsia, tromboza e sëmundjet e zemrës, kërkon ndihmë

Më: 21 prill 2018 Në ora: 17:08
Muamer Alili

Në dhomën numër 5 të repartit neurologjik në spitalin e Kumanovës dergjet Muamer Alili 31 vjeç. Muameri ka lindur në Prishtinë dhe ai nuk arriti t'i njoh? kurrë prindërit e tij biologjik, pasi ata e braktisën që në maternitet.

Jeta e tij pa prindër ishte shumë e ashpër. Ai u rrit i përbuzur, nëpërkëmbur, I maltretuar nga çdo njeri pa shpresa për ardhmëri të lumtur. Muameri nuk kishte as motër, as vëlla apo ndonjë njeri të af?rt gjaku me të cilin do të qante hallet e jetës. Të vetmin mbështetës e kishte Zotin dhe për këtë arsye ai vazhdoi teologjinë për të qenë afër Tij.

Muameri është një teolog të cilit tortuat jetësore i lanë pasoja në shëndet. Vuan nga epilepsia, tromboza, smundjet e zemres dhe problemet neuro_psikiatriket të cilat e kanë bërë të paaftë për punë. U birësua nga një familje Kumanovare e cila nuk arriti tia mbushë boshllëkun e prindërve të tij të vërtetë, para tre vitesh edhe kjo familje e braktisi duke e dëbuar nga shtëpia.

Tre vite kulmi i tij ishte qjelli ose tavani dhe muret e spitalit, herë herë shfaqej ndonjë bamirës që ia paguante qeranë por Muameri nuk kishte asnje strehë të sigurt dhe bënte jetën e një nomadi.

Ndodhet në spital nuk ka mundësi ti blejë as barnat dhe infuzionet, prandaj kërkon ndihmën dhe mbështetjen tonë.

Numri i Muamer Alilit: 071798099

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test