“Furgoni u bë tre muaj që s'vjen nuk i kemi dhënë lekë”, skamja 20 minuta larg Tiranës

Sociale

“Furgoni u bë tre muaj që s'vjen nuk i kemi dhënë lekë”, skamja 20 minuta larg Tiranës

Më: 21 prill 2018 Në ora: 07:23
Famija në Krraba

Krraba është një vendbanim pranë Tiranës, një zonë ish-industriale, e hapur në vitin 1957 për të shfrytëzuar qymyrgurin.

Prej asaj kohë Krraba dhe fshatrat përreth vuajnë varfërinë e trashëguar. Në fshat jetesa është e vështirë herë-herë bëhët e pamundur. Banorët përpiqen të jetojnë me ato çka u ofron fshati, por fshati shqiptar duket sikur nuk ka çfarë t’u ofrojë banorëve.

Duket se varfëria ka kapluar çdo shtëpi.

Banorët që kanë mbetur në këto anë mundohen të ngrijnë jetesën e tyre mes kushtesh të vështira, mes pamundësisë dhe skamjes që vret. Vret shpirtin e një babai që nuk ushqen dot fëmijën. Vret zemrën e një nënës që nuk i rrit dot e vetme jetimët e saj. Vret dëshirat dhe ëndrrat e fëmijëve. Pa rrugë, pa drita, pa të ardhura, pa ngrënë. Kështu agon mëngjesi këtu dhe mbrëmja vjen e vagullt. Fëmijët e 5 fshatrave u duhet të ecin 2 orë në këmbë për të mësuar në të vetmen shkollë të zonës.

“E kemi shkollën shumë larg, ecim me orë të tëra. Kur bie dëborë ndonjëhërë nuk shkojmë dot në shkollë,” thotë një nxënëse për emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”. Banorët thonë se nuk kanë para të paguajnë furgonin, pasi nuk kanë asnjë të ardhur.

“Furgonat u bënë tre muaj që s'vijnë, nuk u kemi dhënë lekë. S’kemi. Të na japin ndihmë, të paktën të paguajmë furgonin” thotë një prind.

“Fëmijët tanë vazhdimisht shkojnë në këmbë, s’kemi pension as asistencë, asnjë të ardhur” thotë një grua e moshuar. Pavarësisht kësaj, fëmijët duhet të mësojnë fort, një ditë mund të jenë pikërisht ata që do të ndryshojnë fatin e vendit të tyre…

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat