Azili “Rreze Jete”, 10 vite përkujdesjeje dhe shërbim për personat e moshës së tretë

Sociale

Azili “Rreze Jete”, 10 vite përkujdesjeje dhe shërbim për personat e moshës së tretë

Më: 7 prill 2018 Në ora: 16:56
Ilustrim

“Rreze Jete” mbushi 10 vite që ofron kujdes dhe ngrohtësi për personat e moshuar. Administratorja e shtëpisë së të moshuarve, Lili Sadaj, shprehet se kjo qendër është si një familje e madhe falë edhe stafit të kualifikuar.Vetë të moshuarit shprehen se shërbimi i ofruar nuk ka asnjë mangësi ndërsa vlerësojnë edhe kujdesin mjekësor.

Shtëpia e të moshuarve “Rreze Jete” prej 10 vitesh ofron dashuri  dhe përkujdesje për personat e moshës së tretë.

Në këtë përvjetor, administratorja Lili Sadaj shprehet se çelësi i suksesit është trajtimi i të moshuarve si pjesëtare të një familje të madhe.

Ndërkohë që thekson se shërbimi është në standardet më të larta  edhe fale kontributit të stafit të kualifikuar e të përkushtuar në punë.

Vetë të moshuarit shprehen të kënaqur  për shërbimin që  marrin si në atë higjenik, ushqimor e mbi të gjitha edhe në aspektin shëndetësor.

Punonjësja Sociale shpjegon se ndihma kryesore ndaj të moshuarve është mbështetja emocionale kur ndahen nga familjet.

Qendra e të Moshuarve "Rreze Jete" ka një kapacitet për 70 të moshuar ndërsa aktualisht në këtë qendër janë strehuar 35 persona.

Ambjentet që ofrohen në këtë qendër i përgjajnë ambienteve familjare me të gjitha kushtet e nevojshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat