Autizmi, historia e Jamarbërit që ka përparuar, madje… interviston të atin - Bota Sot
Autizmi, historia e Jamarbërit që ka përparuar, madje… interviston të atin

Sociale

E mërkurë, 23 maj 2018

Autizmi, historia e Jamarbërit që ka përparuar, madje… interviston të atin

Më: 2 prill 2018 Në ora: 17:57
Jamarber Hoxha

Jamarber Hoxha, sot 7 vjeç është fëmijë me probleme të spektrit autik.

Falë përkushtimit të të dy prindërve dhe terapive intesive, Jamarbëri ka përparuar shumë .

Top Channel e ka ndjekur ndër vite zhvilimin e Jamarbërit aq sa sot na e dëshmoi kur në mënyrë instiktive na rrëmbeu mikrofonin për ta intervistuar vetë të atin.

“Përshëndetje, .. babush ti je babi më i mirë. Jam i lumtur që ti ke pasur sukses, që ti je i gëzuar, kjo është fantastike”, thotë Jamarbëri.

Teksa rrefehej para të birit, Kujtim Hoxha ngriti shqetësimin për qindra prindër të tjere të cilët nuk kanë mbështetje financiare dhe se duhet të përballen me tarifat e psikologëve privatë

Për sa kohë shërbimet shtetërore për këta fëmijë janë minimale .
“Më vjen keq se si politikanë që kanë problemin tim nuk e ngrënë zërin njëherë për autizmin”, thotë Kujtimi.

Babai i Jamarbërit në shembullin e të birit u jep kurajo prindërve që përballen me fëmijë me probleme të spektrit autik .
“Autizmi nuk është tabu …..Jamarbëri nuk avancon, por vrapon”, thotë ai.

1 në 68 fëmijë lind me probleme të spektrit autik. Duke iu bashkuar nismës së bashkisë, këta dy prindër kanë dhuruar dhjetë pemë për të rritur ndërgjegjësimin për fëmijët me pobleme të spektrit autik.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test