Të rinjtë, të rrezikuar nga drogat e reja në treg

Sociale

Të rinjtë, të rrezikuar nga drogat e reja në treg

Më: 31 mars 2018 Në ora: 11:39
Fotografi ilustruese

Numri i përdoruesve të substancave narkotike është mjaft i madh dhe në rritje, bëjnë të ditur zyrtarë që merren me këtë çështje. Shqetësues mbetet fakti se në Kosovë në vazhdimësi hyjnë droga të reja, e që përdoren nga të rinjtë pa pasur njohuri për to.

Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Safet Blakaj, drejtues i Qendrës Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”, sipas të cilit droga më e re që ka hyrë në treg është ajo e quajtur ‘ DOC’(Chloro-2,5-dimethoxyamphetamine), e që është tip i halucinogjenëve.

Siç thotë Blakaj, edhe droga ‘GHB’ (Hydroxybutyric acid) është njëra nga më problematiket, e që po përdoret shumë nga të rinjtë prej vitesh.

Por, sipas tij, shqetësues mbetet fakti se fëmijët e moshës 12-vjeçare në Kosovë përdorin marihuanë.

Sipas statistikave që qendra “Labirinti” posedon, rreth 20 për qind e nxënësve në shkolla, përdorin substanca narkotike, derisa në gjithë Kosovën thuhet se janë rreth 5 mijë përdorues të drogave në mënyrë aktive, derisa 25 mijë përdorues që herë pas herë përdorin droga.

“Sa i përket moshës mesatare të personave që përdorin droga, posaçërisht vitin e fundit ka rënë dukshëm, është 16 vjeç. Kjo është një rënie e dukshme nëse krahasohet me vitet paraprake. Mosha ekstreme që është paraqitur, e që nuk kanë qenë (raste) të shumta, ka qenë mosha 12 vjeç. Droga më e përdorur është marihuana, derisa në Prishtinë paraqiten kohë pas kohe edhe droga të reja e që janë të tipave halucinogjenëve, e që quhet DOC. Kjo përdoret në formë tablete. Moshat që e përdorin këtë drogë janë kryesisht 16 deri në 23 vjeç. Gjithashtu, GHB, një tjetër drogë përdoret shumë e që është në formë të lëngët”, thotë Blakaj.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat