Avokatja e njohur Bora Feri e ftuar në “Top Show” për të folur në lidhje me martesën deklaroi se ajo nuk po bën fëmijë e kjo për shkak të ekonomisë.
“Nuk e di se kur do të mendoj të bëj fëmijë, por për momentin nuk besoj se kam sigurinë e duhur për të bërë këtë hap.
Vendimi për të mos bërë fëmijë, i shumë njerëzve në botë ka pasojat e veta shumë negative.
Do të vijë një ditë, që nuk do kemi ushqim të hamë.
Nëse emancipohen edhe njerëzit në Azi dhe Afrikë, atëherë njerëzimi do të vuajë vërtetë për të gjetur ushqim”, u shpreh Bora Feri.