“Mjerim ekstrem”, Berisha publikon videon: Jam t’u vujt, nuk më ka parë me sy askush!

Sociale

“Mjerim ekstrem”, Berisha publikon videon: Jam t’u vujt, nuk më ka parë me sy askush!

Më: 2 mars 2018 Në ora: 06:44
Pamje e shkeputur nga video

As dysheme, as tavan, as mobilje, as enë kuzhine, asgjë…Ca lecka të hedhura kuturu, një sobë druri që nxjerr veç tym dhe dy pleq. Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video të dy të moshuarve, nënë e bir në fshatin Maqellarë, të Dibrës, të cilës i është ndërprerë ndihma ekonomike, sipas tij.

“Ja kujt i ndërpret ndihmën ekonomike Edvin Kristaq Rama! Miq, ju ftoj të ndiqni këtë video, ndër me tronditëset të mjerimit ekstrem të familjes së Zilije Gjonit, Maqellarë!”, shkruan Berisha.

Ndërsa e moshuara që mezi flet për shkak të mungesës së dhëmbëve thotë se askush nuk ka shkuar t’i shohë.

“Jam tu vujt, jam. Nuk më ka parë me sy komuna. Nuk kanë ardhur. Nuk duan të vijnë. A më kanë inat, nuk e di pse”, belbëzon ajo. I biri thotë se mban dru në mal për të jetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat