Kompania Stone Castle, shpërndau pakot e ndihmave për 50 familje në Kosovë

Sociale

Kompania Stone Castle, shpërndau pakot e ndihmave për 50 familje në Kosovë

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 14 dhjetor 2017 Në ora: 16:39
Shpërndarja e ndihmave për 50 familje në Kosovë

RAHOVEC: Gjigandi i prodhimit të verërave në Kosovë, kompania e Verës Stone Castle nga Rahoheveci, me pronar veprimtarin e njohur nga SHBA, Rrustem Geci, dje shpërndau paketat e ndihmave për 50  familje në Kosovë, rapoton Bota sot.

Ndihmat u shpërndanë nga vet drejtori i kësaj kompanie z. Avdi Gecaj.
“Nje vitë i sukseshem në kompanin Stone Castle, edhe për këtë vitë ne do mendojmë ti ndimoimë 50 familje skamenore me gjëra ushqimore, shkruante duke u bër thirrje edhe kompanive të tjera të përfshihen në aksion - në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Drejtori i kompanisë Stone Castle, nga Rahoveci - Kosovë, z. Avdi Gecaj, duke shtuar se “ Ne shpresojmë që këtij organizimi të na bashkangjitën dhe Bizniset tjera, në Kosovë”, ka thënë ai disa ditë më parë.

Më tej simbas këtij njoftimi dhe fotografive të postuara në rrjetin social Facebook, tregohet se aksioni humanitar për shperndarjen e ndihmave, në Komunën e Rahovecit, për 50 familjet skamore, është bërë dje (13.12.2017), pikërishtë në Kullën historike të Rrustem Gecaj, shkruan z. Gecaj
Duke shtuar se : 
 
“Ky është viti i dytë i dhuratave të kompanisë sonë që është bër për festat e fundvitit dhe kjo falë zeropozitivitetit,
 
për t'u bashkuar në këtë vit për të ndihmuar 50 familje, që edhe ato të kenë diçka për të festuar, edhe këtë vit kompania jonë Stone Castle, shpërndau pakot me ndihma”, thotë Gecaj, i cili ka postuar edhe fotografitë nga shpërndarja e ndihmave./BS/

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat