Braktisja e shkollimit, dominon faktori ekonomik

Sociale

Braktisja e shkollimit, dominon faktori ekonomik

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 09:51
ilustrim

Ariana Shala, koordinatore, "SOS Fshatrat e Fëmijëve" dhe Merita Jonuzi, koordinatore për të drejtat e njeriut në MASHT, folën për javën kundër braktisjes së shkollimit, dhe temën, “Mundësi të barabarta në arsim për të gjithë”.

Jonuzi fillimisht sqaroi se, legjislacioni në fuqi parasheh që të gjithë fëmijët të ndjekin shkollimin dhe të kenë mundësi të barabarta në arsim. Për të përcjellë këtë veprimtari MASHT ka edhe ekipin që bënë edhe mbikëqyrjen, mbarëvajtjen e shkollimit.

 “Sot ka filluar javëa kundër braktisjes së shkollimit me temën, “Mundësi të barabarta në arsim për të gjithë”, për këtë bashkëpunojmë me shumë partnerë, shpërndajmë doracak, të cilët MASHT-i me partneret e saj si UNICEF e të tjerë, e ka përgatit për këtë qëllim, në fund të javës kemi edhe një tryezë për këtë”, tha Jonuzi për televizionin publik.

Sivjet braktisja e shkollës, sipas saj, është me e vogël se një vit më parë. Ajo thotë se, kur kujdestarët e klasës dhe ekipi i shkollës e shohin se nxënësi nuk është i rregullt ose mungon, ata fillojnë të hartojnë dosje dhe ne fillojmë të reagojmë me kohë, para se ata ta braktisin shkollimin.

Sipas Jonuzit, në braktisjen e shkollës para së gjithash ndikon faktori social, por ka edhe faktorë të tjerë, si ai i sigurisë në shkollë, por ka edhe raste të trafikimit njerëzor.

Kurse Ariana Shala, koordinatore, nga "SOS Fshatrat e Fëmijëve", duke folur për javën kundër braktisjes së shkollimit, me temën “Mundësi të barabarta në arsim për të gjithë”, tha se këtë javë ka një sërë aktivitetesh, që do të realizohen në shkolla.

“Kemi një sërë aktivitetesh, që nga sot për një javë me radhe do të ketë një aktivitete, në disa shkolla në Prishtinë, sot do të mbahen ligjërata për këtë teme, ligjërata do të mbahen edhe në Graçanicë”, tha Shala.

Ajo sqaroi se, me 20 nëntor do të marrin pjesë edhe në tryezën me këtë temë. Edhe Shala tha se, arsyet e braktisjes së shkollës, janë të shumtë, por para së gjithash faktori ekonomik, është më i theksuar.

“Shpresojmë që me aktivitetin tona sado pak të arrijmë synimet tona në parandalimin e braktisjes së shkollimit dhe ofrimin e mundësive të barabarta në arsim për të gjithë”, tha për fund Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat