"E kishte bërë rrugë me dashnorët, kemi prova të tjera"/Thellohet skandali i Koplikut, flet i afërmi

Sociale

"E kishte bërë rrugë me dashnorët, kemi prova të tjera"/Thellohet skandali i Koplikut, flet i afërmi

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 12:53
Gruaja që u kap me dashnorin

Pas skandalit të Koplikut, ku një nuse u kap mat duke tradhtuar në shtëpinë e tij bashkëshortin e saj, ndërsa në dhomë bashkë me dashnorin, në momentin kur kryenin veprime të turpshme, ndodheshin edhe fëmijët e gruas, për JOQ.al ka folur një prej të afërmve të bashkëshortit.

Ai bën me dije se kjo nuk është hera e parë që nusja tradhton dhe kapet mat, e për më tepër, të njëjtën gjë ka bërë edhe me dashnorin e saj të mëparshëm, për të cilin vajza e vogël ka folur në prokurori.

I afërmi i dhëndrit bën me dije se kjo video nuk do të ishte publikuar, në rast se shteti do të ishte më i përgjegjshëm dhe do të dinte të vinte drejtësi. Videoja është bërë rreth 6-7 muaj më parë dhe çështja në gjykatë ka qenë e hapur.

Meqë shumë nga ju e vunë në diskutim se pse u bë publike videoja skandaloze e nuses tonë, po ju vëmë në dijeni që ngjarja ka ndodhur në janar të këtij viti, më datë 16. Asnjeri nuk e ka dhunuar kurrë atë nuse në shtëpinë tonë. Ajo u kap dhe u filmua nga pjesëtarë të afërt të familjes dhe asnjëherë nuk do ishin publikuar pamjet nëse shteti do t'i mbronte fëmijët tanë. Kemi bërë kërkesa të panumërta në organet shtetërore, prokurori, polici, shërbim social dhe psikologe. Në Shkodër janë marrë me ngjarjen, por çuditërisht askush nuk u interesua për fëmijët. 6 muaj pritëm drejtësi, e cila na u mohua që në prokurorinë e Shkodrës, me kujdesin e veçantë të kryeprokurorit të Shkodrës dhe një prokurori shumë të famshëm", - thotë i afërmi i burrit.

Ai bën me  dije se në gjykatë dhe prokurori janë paraqitur gjithë provat që ata dispononin për të faktuar tradhtinë bashkëshortore si dhe janë ngritur akuza ndaj personave që dallohen në video, por dëshmitarët asnjëherë nuk janë thirrur në gjyq.

Në qarkun Shkodër kemi bërë padi për personat në video. Kemi paraqit prova dhe dëshmitarë, por asnjëherë nuk jemi thirr në gjyqin ndaj kësaj dhe dashnorit të saj D. Isufaj, banor i fshatit Kamicë në Koplik. Kjo nuse na ka shkatërruar jetën këtu e shtatë muaj me padi nëpër gjykata dhe prokurori, ku theksojmë që çdo gjyq deri sot e ka humbur", - vijon më tej rrëfimin e tij i afërmi i dhëndrit.

Ai jep detaje në lidhje me akuzat që ka ngritur nusja, e cila në gjykatë ka kërkuar mbrojtje ligjore për shkak të dhunës së ushtruar nga bashkëshorti, i cili ndodhet prej vitesh në emigrim, akuzë që nuk është provuar.

Ka kërkuar mbrojtje ligjore dhe e ka humb me vendim gjykate pranë gjykatës së Shkodrës. Ka bërë padi për marrje fëmije të padrejtë. E ka humbur me gjyqtare F. Hafizi në Shkodër. Është munduar pa prova të denoncojë dhëndrin për dhune dhe filmim të pa ligjshëm. I ka dalë që dhëndri s'e ka filmuar kurrë dhe është paditur nga nipi jonë, ish-burri i saj për heqje të së drejtës prindërore, çështje që me shumë hile nga psikologia, e cila duhet theksuar që ka takuar më shumë ish-nusen tonë sesa fëmijët. Fundi i tmerrshëm i kësaj historie është që pasi nuk u interesua asnjëherë ligjërisht për fëmijët, pas 7 muajsh shkon dhe ankohet në policinë e Koplikut. Me ndihmën e një super-polici të Malësisë, Arben Tahiri, i cili me dy policë të tjerë arreston pa të drejtë të zotin e shtëpisë, të zonjën dhe merr fëmijët me dhunë, duke qarë e bërtitur dhe ia japin me vete zonjës në fjalë", - shprehet i afërmi i dhëndrit.

Ai bën me dije në rrëfimin e tij për JOQ.al se fëmijët kanë pranuar në polici se kanë parë se si e ëma kryente marrëdhënie seksuale me një burrë tjetër, i cili i ka prekur fizikisht. Gjithashtu fëmijët kanë treguar edhe për një tjetër dashnor të saj.

E theksojmë që fëmijët e mitur para psikologëve të policisë dhe prokurorisë kane pranuar që janë prekur dhe fizikisht nga një dashnor i nënës së tyre, i quajtur Pjetër Nilaj nga fshati i nuses. Ai është një plak për të cilin familja ka dhe prova të tjera që ne nuk i kemi paraqitur akoma. Provat e reja, të cilat do përfundojnë në organet shtetërore nuk janë bërë ende publike! Vajza e mitur e kësaj ka pranuar para psikologëve që në janar se është prekur gjatë akteve që nena kë bërë me njerëz të ndryshëm. Ne kemi prova të cilat nusen dhe babain e saj i fundosin në fund të oqeanit, por e kemi parë të arsyeshme që për momentin mos të bëhen publike", - thotë i afërmi i dhëndrit.

Ai shton se Peri Nacaj (dhëndri) ka pasur një marrëdhënie të mirë me nusen dhe i dërgonte asaj përherë para që të kujdesej për fëmijët e për veten. Madje, siç tregon burri, asaj nuk i mungonin as dhuratat e bizhuteritë e shumta.

Kjo zonja në momentin e kapjes në video, ka qenë duke dëgjuar muzikë. Muzika që është në sfond vjen nga një iPhone 7 që i shoqi ia ka dërguar. Ka pas 3 telefona e shumë bizhuteri, të cilat i ka marrë me vete kur ka ikur nga shtëpia. Peri, babai i fëmijëve, përmes avokatit të tij ka paraqitur në gjykatë gjithë provat e nevojshme që vërtetojnë se i dërgonte muaj për muaj mbi 400 dollarë. Ka prova që vërtetohen kollaj. Janë transferat që i tregojnë qartë", - tregon ndër të tjera i afërmi i Perit.

Në përfundim, ai ka një apel për organet përkatëse që të merren seriozisht me këtë çështje.

Është një çështje shumë e rëndë. Videoja tregon vetëm një pjesë të situatës. Ju lutem drejtësia të bëjë punën e saj".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat