Akuzohet se përdhunoi mbesën e gruas, ja çfarë tha burri i tezes në gjykatë

Sociale

Akuzohet se përdhunoi mbesën e gruas, ja çfarë tha burri i tezes në gjykatë

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 16:15
Resmi Turani

Pas denoncimit te 15-vjeçares me inicialet R.K., e cila akuzoi burrin e tezes se e kishte perdhunuar, ka folur edhe i arrestuari. Gjykata ka vendosur sot masen e sigurise “arrest me burg” për të.

Mësohet se tri ditë më parë ndodhej në banesën e të arrestuarit Resmi Turani, në fshatin Duhanas të rrethit të Beratit, ku dhe dyshohet se ka rënë pre e dhunës seksuale nga ky i fundit, shkruan ‘Panorama’.

Policia menjëherë pas marrjes së denoncimit bënë arrestimin e 54- vjeçarit Resmi Turani. Në momentin e parë të marrjes në pyetje, Turani nuk ka pranuar se kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me mbesën e gruas së tij, përkundrazi është shprehur se ka trajtuar si vajzën e tij gjatë qëndrimit në banesën e tyre.

Por, ndërkohë ekspertët që po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, kanë kërkuar që vajza adoleshente t’i nënshtrohet një kontrolli mjeko-ligjor, për të përcaktuar dhunën seksuale.

Ndërkohë që çështja i ka kaluar Prokurorisë së Beratit, ku ndaj 54- vjeçarit do të rëndojë vepra penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat