Merr fund zvarritja 7 vjeçare/ Gjykata i njeh atësinë vajzës së biznesmenit të njohur

Sociale

Merr fund zvarritja 7 vjeçare/ Gjykata i njeh atësinë vajzës së biznesmenit të njohur

Më: 27 mars 2017 Në ora: 21:14
Anna Nordstrom, vajza jashtë martese e biznesmenit të ndjerë Vehbi Veliaj.

Pas 7 vitesh zvarritje Gjykata shqiptare ka njohur atësinë e shtetases suedeze Anna Nordstrom, vajza jashtë martese e biznesmenit të ndjerë Vehbi Veliaj.

Lajmi është publikuar në profilin personal në facebook nga gazetari, Flamur Vezaj.

Ai shkruan se pavarësisht faktit se kishte një vendim të Gjykatës suedeze që i njihte atësinë Nordstrom, Gjykatave shqiptare iu deshen 7 vjet kohë për t’a njohur atësinë prindërore dhe për ta pranuar vendimin.

Sipas Vezajt, përgjatë 7 viteve këtë çështje e shqyrtuan 45 gjyqtarë të ndryshëm të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, Apelit dhe Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.

“Pas 7 vitesh, kësaj vajze ju njoh e drejta Hyjnore, e natyrës dhe e ligjit pa një baba”, shkruan ai.

Ndërsa thekson se pas 7 vitesh sorollatje nëpër dyert e Gjykatave shqiptare, më në fund, tre gjyqtarë të përgjegjshëm: A. Lazaj, R.Panajoti dhe A.Ristani të cilët njohën vendimin e shtetit Suedez dhe më në fund u pranua edhe në Shqipëri se shtetasja Anna Nordstrom është vajza e biznesmenit Vehbi Veliaj.

“Në ditët në vazhdim emrat e 45 gjyqtarëve që me ndërhyrje e më joshje, procedure e arsye më banale zvarritën këtë proces për 7 vite!

P.S.Në foto babë e bijë, në ditën më të lumtur të saj!”

Anna Nordstrom më profesion mjeke është vajza e lindur jashtë martese e biznesmenit të ndjerë shqiptaro-maqedonas, Vehbi Veliaj. E njohur nga i ati, ajo hapi prej vitesh një proces gjyqësor në Tiranë për të njohur atësinë e saj të mohuar nga gjykatat shqiptare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat