Shqiptari gjen videon e çiftit duke kryer marrëdhënie, nuk do ta besoni se çfarë bën

Sociale

Shqiptari gjen videon e çiftit duke kryer marrëdhënie, nuk do ta besoni se çfarë bën

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 23:40
ilustrim

Ata kishin vendosur të filmonin veten e tyre teksa bënin seks në shtëpi. Burrë e grua, protagonistë të një videoje erotike. Imazhet i kishin ruajtur në një USB. Por, ndodhi që kur u transferua me shtëpi, gruaja harroi USB-në në banesën e vjetër, të cilën e gjeti qiramarrësi i ri, një shqiptari, i cili e përdori si armë shantazhi.

Ngjarja ka ndodhur në Pisa të Italisë.

“Nëse nuk bën me mua atë që bëje me burrin tënd, do ta shpërndaj videon në internet”, ishte kërcënimi që Xoxha Shpend, 27 vjeç, i bënte gruas italiane, të cilën nuk e njihte personalisht, përmes SMS-ve dhe telefonatave.

Kur karabinierët shkuan në banesën ku tashmë jetonte shqiptari, ai dorëzoi USB-në pa u përpjekur aspak të mbrohej. Përveç videos së seksit, në USB ai kishte shkarkuar edhe muzikë të cilën e dëgjonte në makinë.

I akuzuar për tentativë dhune seksuale, Xhoxha, i mbrojtur nga avokatja Ilaria Elena Bartoli, më mëngjesin e djeshëm, u dënua nga gjykata e Pisa-s me 6 muaj burgim, të konvertuar në dënim me kusht. Ndaj tij është hapur edhe një çështje civile, raportojnë mediat lokale.

Prokurorja Paola Rizzo kishte kërkuar një dënim për shqiptarin.

Historia zë fill në qershorin e vitit 2014, kur shqiptari u vendos në shtëpinë e re. Megjithatë, shantazhi i tij nuk ishte jetëgjatë pasi për një shkurtër u zbulua dhe më pas arrestua nga karabinierët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat