Flet mësuesja që turpëroi nxënësit në Facebook

Sociale

Flet mësuesja që turpëroi nxënësit në Facebook

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 19:08
Nxenesit që se kishin mësuar vjershën

Pas raportimit të mediave dhe reagimit të një sërë institucionesh rreth veprimit të mësueses së shkollës “Emin Duraku”, e cila kishte postuar në Facebook një fotografi të nxënësve që nuk e kishin kryer një detyrë, ka reaguar edhe vet protagonistja e kësaj ngjarjeje, mësuesja Lindita Ilazi – Fazliu.

Ajo ka thënë për “RTV Dukagjini”, se hapja e faqes në rrjetin social Facebook, ka pasur për qëllim informimin e prindërve për punën që po e bëjnë fëmijët e tyre gjatë procesit mësimor.

Ilazi – Fazliu ka thënë se “i kam postuar disa fëmijë që nuk e kanë mësuar vjershën që ta shohin edhe prindërit e tyre”.

Image
Lindita Ilazi – Fazliu

“Por më pastaj kush e ka shpërndarë foton në Facebook, nuk e di. Kam mbetur e befasuar kur e kam parë veten”, ka shtuar ajo.

Ndryshe, mësuesja Lindita Ilazi – Fazliu nga shkolla fillore “Emin Duraku” në Prishtinë ka zgjedhur një mënyrë jo të zakonshme për t’i ‘gjykuar’ nxënësit e saj, të cilët sipas mësueses, nuk kanë kryer një obligim që ajo ua ka dhënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat