Historia frymëzuese e Ibadete Thaqit

Sociale

Historia frymëzuese e Ibadete Thaqit

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 20:34
Ibadete Thaqi

Ibadete Thaqi, e cila humbi të dy këmbët e saj nga shpërthimi i një mine gjatë luftës në Kosovë, erdhi në Shtetet e Bashkuara për trajtim dhe sot punon përkrah mjekëve që i shpëtuan jetën. Ibadetja frymëzon njerëzit çdo ditë duke besuar se çdo gjë është e mundur.

Ibadete Thaqi ishte 13 vjeç kur një minë në Kosovë shpërtheu dhe i mori këmbët.

'Mbaj mend çdo detaj, sado e frikshme që tingëllon,"- kujton ajo.

I treguam këtë foto të saj në internet. Çfarë do t’i thoshte vetes në atë kohë nëse do të kishte mundësi?

"Se nuk duhet të humbasësh shpresën sepse ka njerëz në botë që do të të ndihmojnë, se një ditë do të gjesh veten dhe do të jesh e lumtur"- thotë Ibadetja.

Në vitin 2000, një program televiziv tregoi historinë e saj në një spital. Kur amerikanët mësuan për të, njerëz të panjohur e sollën në spital për një operacion të vështirë për proteza falas. Ajo nuk fliste anglisht...por do ta fliste gjuhën rrjedhshëm më vonë, do të mësonte të ecte... dhe do të kthehej në Shtetet e Bashkuara për shkollën e mesme dhe kolegjin.. dhe do të punësohej në Spitalin për Kirurgji Speciale!

Çdo ditë 30 vjeçarja Iba ecën nga ndërtesa e saj për në punë – në të njëjtin korridor ku ajo si adoleshente mësoi të ecte përsëri.

Ajo ka 3 vjet që punon aty.. dhe nuk e beson se më e keqja që i ndodhi në jetë do të hapte një jetë të re për të.

Maratona është sfida e saj e radhës dhe duhet të përmendim se i pëlqen shumë të bëjë ski.

Ajo i frymëzon njerëzit çdo ditë – por ka një të vërtetë që ajo beson...

..çdo gjë është e mundur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat