16 vjet në kërkim të djalit

Sociale

16 vjet në kërkim të djalit

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 18:18
Sose Djegësina

Kjo është Sose Djegësina. 82-vjecarja jeton vetëm në një prej pallateve të Oblikës, në zonën e Anës së Malit, dhe prej 16 vjetësh kërkon të birin e humbur. Që prej vitit 1998, ajo nuk ka dëgjuar asgjë për djalin e vetëm, Lush Djegësina, i cili punonte në Selanik të Greqisë.

Në pamundësi për të lëvizur jashtë Shkodrës, ka bërë vetëm denoncim në polici. Rasti i fundit që ka komunikuar me Greqinë, ka qenë Janari i 1998, ku në telefon i është përgjigjur një tjetër person.

Në fund të vitit të shkuar, 82-vjeçarja ka mësuar nga disa persona, se i biri gjendet në një burg të Greqisë. E moshura kërkon ndihmën e shtetit, për të mësuar të vërtetën rreth djalit të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat