Kriechmayr më i shpejti, Jansrud kampion i ri në supersllallom të madh - Bota Sot
Kriechmayr më i shpejti, Jansrud kampion i ri në supersllallom të madh

Skijim

E martë, 17 korrik 2018

Kriechmayr më i shpejti, Jansrud kampion i ri në supersllallom të madh

Nga: Kemajl Goca Më: 15 mars 2018 Në ora: 15:37
Vincent Kriechmayr

Austriaku Vincent Kriechmayr triumfoi në disiplinën e supersllallomit të madh, ndërsa norvegjezi Kjetil Jansrud është kampion i ri! Në garën që u mbajt në Qendrën e Skive në Are të Suedisë, Kriechmayr u tregua më i shpejt, duke zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 49.43 sekonda. Fitore shumë e vështirë e austriakut, për faktin se epërsia e tij ka qenë vetëm për 4 qindtat nga italiani Christof Innerhofer.  Garë e fortë deri në pikën e fundit, e dëshmon edhe renditja në podium e dy skiatorëve tjerë, që zunë pozitën e tretë.

Gjermani Thomas Dressen dhe norvegjezi Aksel Lund Svindal arritën me kohë të njëjtë, pra për 8 qindtat larg vendit të parë apo për 7 qindtat para pozitës së pestë, austriakut Hannes Reichelt. Kampioni i ri në supersllallomin e madh, Kjetil Jansrud, zuri vendin e gjashtë me 19 qindtat larg fituesit të garës. Në supersllallom Jansrud është i pari me 400 pikë apo ka 80 më shumë se Kriechmayr. Jansrud fitoi 'Globin e vogël të Kristaltë'. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Marcel Hirscher, është i pari me 1520 pikë, pasojnë Henrik Kristoffersen (1205), Aksel Lund Svindal (886), Kjetil Jansrud (884) e Beat Feuz (856).

Rezultatet

1. Vincent Kriechmayr (Austria)     49.43

2. Christof Innerhofer (Italia)          0.04

3. Thomas Dressen (Gjermania)     0.08

3. Aksel Lund Svindal (Norvegjia)  0.08

5. Hannes Reichelt (Austria) 0.15

6. Kjetil Jansrud (Norvegjia) 0.19

7. Mauro Caviezel (Zvicra)    0.23

8. Josef Ferstl (Gjermania)    0.37

9. Christian Walder (Austria)          0.42

10. Marcel Hirscher (Austria)         0.43

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test