Goggia fiton ‘Globin e vogël të Kristaltë’, Vonn garën e lëshimit - Bota Sot
Goggia fiton ‘Globin e vogël të Kristaltë’, Vonn garën e lëshimit

Skijim

E martë, 17 korrik 2018

Goggia fiton ‘Globin e vogël të Kristaltë’, Vonn garën e lëshimit

Nga: Kemajl Goca Më: 14 mars 2018 Në ora: 15:04
Sofia Goggia

Skiatorja italiane, Sofia Goggia, është kampione në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës. Ajo fitoi “Globin e vogël të Kristaltë” në lëshim pavarësisht fitores së amerikanes Lindsey Vonn në lëshim në garën që mbajt sot në Are të Suedisë! Vonn zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 55 sekonda e 65 qindtat, me kohën me të mirë për 6 qindtat se Goggia. Fitore e vështirë e Vonn, por në anën tjetër Goggia zuri pozitën e dytë për të fituar pikë të mjaftueshme që të stoliset me titullin e kampiones. Në vendin e tretë është renditur amerikania Alice McKennis me 28 qindtat e sekondës me pak se pozita e parë.

Goggia është e para në lëshim me 509 pikë, tri më shumë se bukuroshja amerikane Vonn.  Në pozitën e tretë është  Weirather nga Lihteshtejni me 394 pikë etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin, veç ka siguruar tash e një kohë titullin, prinë me 1.673 pikë, pasuar nga Holdener 1.068 pikë, Rebensburg  (897), Vlhova (864), Goggia (858) etj.

Rezultatet

1. Lindsey Vonn (SHBA)        55.65

2. Sofia Goggia (Italia) 0.06

3. Alice McKennis (SHBA)     0.28

4. Viktoria Rebensburg (Gjermania)        0.33

5. Jasmine Flury (Zvicra)       0.37

6. Johanna Schnarf (Italia)    0.43

7. Tina Weirather (Lihteshtejni)     0.49

8. Breezy Johnson (SHBA)     0.56

9. Nicole Schmidhofer (Austria)     0.69

10. Nadia Fanchini (Italia)    0.71

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test