Mowinckel triumfoi në sllallomin e madh

Skijim

Mowinckel triumfoi në sllallomin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 9 mars 2018 Në ora: 16:02
Ragnhild Mowinckel

Skiatorja norvegjeze, Ragnhild Mowinckel, triumfoi në disiplinën e sllallomit të madh në Kupën e Botës, e cila u mbajt në Ofterschwang të Gjermanisë. Norvegjezja ishte më e mirë se rivalet e tjera, duke e zënë pozitën e parë me kohë të kaluar për 2:34.80 minuta.

Si në rrëshqitjen e parë po ashtu edhe në të dytën u dëshmua e përsosur dhe arriti një fitore të madhe. Ajo ka qenë për 66 qindtat e sekondës më e shpejt se Viktoria Rebensburg nga Gjermania. Rebensburg zuri vendin e dytë dhe me kohën më të mirë për 8 qindtat se kryesuesja e renditjes së përgjithshme, amerikania Mikaela Shiffrin. Amerikania me gjithë përpjekjet e saja mbetet për 74 qindtat larg pozitës së parë. Frida Hansdotter nga Suedia nuk pati kohë të mirë, duke zënë vendin e gjashtë dhe ngeci për një sekondë e 63 qindtat nga pozita e parë.

Skiatorja italiane Irene Curtoni arriti të futet në dhjetëshen e parë, por me kohë më të dobët për 2 sekonda e 34 qindtat nga Mowinckel.  Francezja Tessa Worley renditet në vend të 13-të dhe pati kohë shumë të dobët, pra ngeci për 2 sekonda e 65 qindtat nga vendi i parë apo kishte kohën më të mirë për 3 qindtat se zvicerania Wendy Holdener. Austriakja Anna Veith zuri vendin e 15-të me 18 qindtat e kohës më të dobët se Holdener, ndërsa dështoi Lara Gut Lara Gut duke zënë vendin e 19-të me kohën e dobët për 3 sekonda e 29 qindtat larg Mowinckelit.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin prinë bindshëm me 1573 pikë, e cila përcillet nga Holdener (970), Rebensburg (847), Mowinckel (815), Vlhova (814), Weirather (811), Goggia (778), Gisin (749), Brignone (717) dhe Hansdotter (697). Në renditjen e sllallomit të madh Rebensburg udhëheq kreun me 582 pikë dhe ka 92 pikë para francezes Worley. Shiffrin ngec për 101 pikë larg pozitës së parë, por ka 10 më shumë se fituesja e garës Mowinckel. Skiatorja italiane Brignone renditet në vend të pestë me 274 pikë, pasojnë Brunner (249), Mölgg (248), Holdener (203), Drev (198) dhe Hector (161).

Rezultatet

1. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)         2:34.80

2. Viktoria Rebensburg (Gjermania)        0.66

3. Mikaela Shiffrin (SHBA)    0.74

4. Ricarda Haaser (Austria)   1.21

5. Marta Bassino (Italia)        1.39

6. Frida Hansdotter (Suedia) 1.63

7. Nina Haver-Loeseth (Norvegjia) 1.64

8. Manuela Mölgg (Italia)     2.00

9. Kristin Lysdahl (Norvegjia)         2.26

10. Irene Curtoni (Italia)        2.34

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat