CNN: Si është të jesh përfaqësuesi i vetëm i shtetit në Lojërat Olimpike Dimërore - Bota Sot
CNN: Si është të jesh përfaqësuesi i vetëm i shtetit në Lojërat Olimpike Dimërore

Skijim

E martë, 17 korrik 2018

CNN: Si është të jesh përfaqësuesi i vetëm i shtetit në Lojërat Olimpike Dimërore

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 10:22
Lojëra Olimpike Dimërore 2018

Skitari shqiptar, Albin Tahiri, i cili e përfaqësoi Kosovën në Lojëra Olimpike Dimërore 2018 në Pyeongchang të Koresë Jugore, për herë të parë në histori, në një intervistë për CNN ka treguar se çfarë ndjenje është të jesh sportisti i vetëm që e përfaqëson një shtet në këto Lojëra.

CNN shkruan se me papunësinë e madhe te të rinjtë dhe korrupsionin në vend dhe problemet e vazhdueshme me Serbinë, Kosova ka pak arsye për të festuar. Megjithatë, shton se Tahiri i ka dhënë popullit kënaqësi.

“Ata janë shumë të interesuar për mua, po më thërrasin vazhdimisht, më shkruajnë, shumë gazetarë. Sapo kam arritur i lodhur nga qendra e ushtrimeve dhe duhet të pushoj, por kam intervista. Edhe nëse nuk ju pëlqen, duhet ta bëni. Më pëlqen që e kanë marrë kaq seriozisht dhe janë krenarë”, ka thënë ai për CNN Sport.

Ai thotë se është nder që garon për Kosovën, por edhe ka stres. Tahiri sot mbylli aventurën e tij duke përfunduar të gjitha garat me sukses. Ai ka shtuar se pret mikpritje të ngrohtë në Kosovë.

“Ishte festë e madhe kur xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi të artën e parë olimpike për Kosovën në Rio. Nuk po marr të artën, por mendoj se do të ketë festë të madhe”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test