Medalja e artë dhe e bronztë për skiatoret e Zvicrës - Bota Sot
Medalja e artë dhe e bronztë për skiatoret e Zvicrës

Skijim

E martë, 17 korrik 2018

Medalja e artë dhe e bronztë për skiatoret e Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 12:30
Michelle Gisin e Wendy Holdener

Skiatoret Michelle Gisin dhe Wendy Holdener i sollën dy medalje të reja olimpike Zvicrës. Gisin u stolis me medalje të artë në kombinimin alpin në Lojërat Olimpike Dimërore, kurse Holdener me të bronztën, ndërsa amerikania Mikaela Shiffrin fiton të argjendtën.   Për amerikanen Lindsey Vonn nuk ka qenë ditë e mirë, e cila në disiplinën e lëshimit dominoi, duke zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 1:39,37 minutë ose për 74 qindtat ka qenë më e shpejt se norvegjezja Mowinckel dhe 77 qindtat se Gisin.

Mirëpo, në sllallom Vonn nuk i shkoi ashtu dhe nuk e përfundoi garën, duke mbetur pa medalje. Gisin u dëshmua më e mirë në kombinimin alpin, e cila zuri vendin e parë me kohë të kaluar për  2:20.90 minuta ose për 97 qindtat ka qenë më e mirë se Mikaela Shiffrin. Holdener zuri vendin e tretë me kohë më të dobët për një sekondë e 44 qindtat se vendi i parë, por la pas vetes për 29 qindtat Ragnhild Mowinckel.

Rezultatet

 1. Michelle Gisin (Zvicra)     2:20.90

2. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +0.97

3. Wendy Holdener (Zvicra) +1.44

4. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)         +1.73

5. Petra Vlhova (Sllovakia)   +2.09

6. Valerie Grenier (Kanada)  +2.54

7. Ramona Siebenhofer (Austria)   +2.55

8. Federica Brignone (Italia) +2.63

9. Denise Feierabend (Zvicra)        +3.04

10. Marta Bassino (Italia)      +3.34

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test