Myhrer i artë në sllallom, ditë e zezë për Hirscherin dhe Kristoffersenin

Skijim

Myhrer i artë në sllallom, ditë e zezë për Hirscherin dhe Kristoffersenin

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 12:12
Andre Myhrer, foto Reuters

Suedezi Andre Myhrer fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike - PyeongChang 2018 në disiplinën e sllallomit, ndërsa kampioni në fuqi i botës, Marcel Hirscher dhe norvegjezi, Henrik Kristoffersen, patën një ditë të zezë, duke u shkualifikuar nga gara. Hirscher u shkualifikua në rrëshqitjen e parë. Hirscher humbi kontrollin dhe u rrëzua në shteg, duke tronditur tifozët e tij. Në rrëshqitjen e parë Kristoffersen ishte i mirë, duke udhëhequr me 21 qindtat e kohës ndaj Myhrer.

Image

Foto Reuters

Mirëpo, në rrëshqitjen e dytë Kristoffersen nuk ishte në ritmin e duhur, një gabim i kushtoi dhe  humbi baraspeshën, duke diskualifikuar nga gara, kësisoj i hapi rrugën për medaljen e artë skiatorit suedez Myhrer. Suedezi zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:38.99 minuta. Zvicerani Ramon Zenhaeusern bëri mrekulli, duke zënë vendin e dytë dhe u stolis me medalje të argjendtë. Ai kishte kohën më të dobët për 34 qindtat se vendi i parë dhe ishte më i shpejt për 33 qindtat se austriaku Michael Matt. Matt fitoi medaljen e bronztë në një garë dramatike, duke qenë për 4 qindtat e kohës më i shpejt se pozita e katërt, francezi Clement Noe dhe gjashtë se Alexis Pinturault (Franca), që zuri vendin e pestë.

Rezultatet

 1. Andre Myhrer (Suedia)    1:38.99 

2. Ramon Zenhaeusern (Zvicra)     +0.34

3. Michael Matt (Austria)     +0.67

4. Clement Noel (Franca)      +0.71

5. Alexis Pinturault (Franca) +0.73

6. Victor Muffat-Jeandet (Franca) +0.76

7. Kristoffer Jakobsen (Suedia)      +0.95

8. Daniel Yule (Zvicra)  +1.13

9. Dave Ryding (Britania e Madhe)         +1.17

10. Sebastian Foss-Solevaag (Norvegjia)         +1.19

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat