Skiatori francez përjashtohet nga Fshati Olimpik - Bota Sot
Skiatori francez përjashtohet nga Fshati Olimpik

Skijim

E hënë, 18 qershor 2018

Skiatori francez përjashtohet nga Fshati Olimpik

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 13:25
Mathieu Faivre

Skiatori francez Mathieu Faivre është larguar nga Fshati Olimpik në “Pyeongchang 2018” dhe është dërguar në në shtëpi, pasi theu disiplinën. Lajmin e konfirmoi shefi i delegacionit olimpik francez, David Chastan, që u shpreh: “Është një vendim i marrë nga ne, pasi Mathieu theu disiplinën në skuadër. Ai nuk është përzgjedhur për provën në skuadër të skive alpine (zhvillohet të shtunën)”.

Faivre u shpreh i pakënaqur për garën e tij në disiplinën e zbritjes së lirë pak ditë më parë. I pyetur për paraqitjen e gjithë ekipit francez, ai tha: “Nuk më intereson rezultati i përgjithshëm i skuadrës, pasi jam këtu për veten time, për të bërë garën time”. Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer shefit të delegacionit olimpik francez, që ka marrë masën e përjashtimit nga Fshati Olimpik të skiatorit.

Pasi është larguar nga Fshati Olimpik, skiatori francez ka postuar një mesazh në faqen e tij zyrtare “Instagram”, ku kërkonte falje për sjelljen. “Ky është një sport individual që praktikohet në ekip, [por kur je në startin e garës rëndësi ka vetëm paraqitja në pistë. Ndaj, kur më pyetën pas garës mbizotëronte zhgënjimi për garën time, nuk doja të fyeja askënd dhe jam krenar që përfaqësoj vendin tim”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test