Albin Tahiri i kënaqur me rezultatin në sllallom të madh - Bota Sot
Albin Tahiri i kënaqur me rezultatin në sllallom të madh

Skijim

E shtunë, 18 gusht 2018

Albin Tahiri i kënaqur me rezultatin në sllallom të madh

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 12:52
Albin Tahiri

Albin Tahiri ka përfunduar edhe garën e sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018. Skitari ynë doli i 56-ti nga 110 garues.

Albini pati kohën 2:37.47 sekonda pas dy lëshimeve. Në lëshimin e parë ishte i 65-ti me kohë 1:19.49 sekonda.

“Mendoj se bëra një punë të mirë sidomos në lëshimin e dytë. Në të parin bëra disa gabime, të cilat i përmirësova në lëshimin e dytë. Në fund jam i kënaqur me pozitën e 56-të, është rezultat i mirë. Për 2-3 ditë do të kem një tjetër garë të tillë të sllallomit dhe nëse bëjë një garë të tillë si sot do të jem i kënaqur”, tha Tahiri pas garës.

Edhe trajneri i tij, Agim Pupovci, ishte i kënaqur me rezultatin e sotëm. “Jam i shumë i kënaqur me Albinin sidomos në lëshimin e dytë ku e përmirësoi kohën. Të renditesh në vendin 56 nga 110 garues dhe të lësh prapa mbi 20 garues, është rezultat i mirë”, theksoi ai.

Gara e fundit për Albinin në LOD PyeongChang 2018 do të jetë sllallomi, që do të mbahet më 22 shkurt.

Medaljen e artë e fitoi austriaku Marcel Hirscher (2:18.04 sekonda). I dyti ishte Henrik Kristofferssen i Norvegjisë (2:19.31), kurse e bronzta shkoi për francezin Alexis Pintorault (2:19.35).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test