Shiffrin fiton medaljen e artë në sllallomin e madh, ditë e keqe për Gut - Bota Sot
Shiffrin fiton medaljen e artë në sllallomin e madh, ditë e keqe për Gut

Skijim

E hënë, 18 qershor 2018

Shiffrin fiton medaljen e artë në sllallomin e madh, ditë e keqe për Gut

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 13:28
Mikaela Shiffrin, foto Martin Bernetti/AFP

Skiatorja më e mirë në botë gjatë këtij edicioni, Mikaela Shiffrin, fitoi medaljen e artë në disiplinën e sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore - Pyeongchang 2018. Amerikania tregoi paraqitje të jashtëzakonshme, duke zënë vendin e parë për 2:20:02 minuta dhe me kohë më të shpejt për 39 qindtat se norvegjezja Ragnhild Mowinckel, kjo e fundit u stolis me medalje të argjendtë. Federica Brignone nga Italia ngeci për shtatë qindtat nga vendi i dytë, por ia doli që të ngjitet në podium dhe të fitoi medaljen e bronztë. Viktoria Rebensburg nga Gjermania mbeti pa medaljen, duke ngec për 12 qindta nga pozita e tretë.

Image

Kur rrëzohet Lara Gut

Zvicerania pati një ditë të keqe, e cila u rrëzua dhe u përplas me një fotograf.

Rezultat

1. Mikaela Shiffrin (SHBA)       2:20:02

2. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)  + 0.39

3. Federica Brignone (Italia)    + 0.46

4. Viktoria Rebensburg (Gjermania)          +0, 58

5. Marta Bassino (Italia)  +0,67

6. Frida Hansdotter (Suedia)   +1,03

7. Tessa  Worley (Franca)       +1,04

8. Manuel Moelgg  (Italia)       +1,18

9. Wendy Holdener (Zvicra)    +1,25

10. Sara Hector (Suedia) +1,51

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test