Garë dramatike, Svindal i artë në lëshim

Skijim

Garë dramatike, Svindal i artë në lëshim

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 10:57
Aksel Svindal

Norvegjia fitoi dy medalje në disiplinën e lëshimit në Lojërat Olimpike – Pyeongchang 2018. Në garën që u mbajt në Qendrën e Skive në Jeongseon, u tregua rivalitet i madh dhe diferenca mes të parit dhe të tretit ishte vetëm 18 qindtat e sekondës.  Norvegjezi Aksel Lund Svindal triumfoi me kohë të kaluar për 1:40,25 minuta, duke lënë pas vetes për 12 qindtat bashkëkombësin e tij, Kjetill Jansrud. Svindal fitoi medaljen e artë, ndërsa Jansrud stoliset me të argjendtën, kurse zvicerani Beat Feuz renditet në pozitën e tretë me 18 qindtat me pak se i pari dhe u stolis me medalje të bronztë.

Image

Feuz, Svindal dhe Jansrud

Italiani Dominik Paris zuri vendin e katërt me 54 qindtat e sekondës më pak se Svindal.  Italiani Peter Fill nuk pati paraqitje të mirë, duke zënë vendin e gjashtë me 83 qindtat e kohës më të dobët se pozita e parë apo kishte kohën me të mirë për 39 qindtat se austriaku Mathias Mayer që zuri pozitën e nëntë.

Rezultatet

 1. Aksel Svindal (Norvegjia) 1:40,25

 2  Kjetill Jansrud (Norvegjia)  +0,12

 3. Beat Feuz (Zvicra)      0,18

 4. Dominik Paris (Italia)  0,54

 5. Thomas Dressen (Gjermania)    0,78

 6. Peter Fill (Italia)  0,83

 7. Vincent Kriechmayr (Austria)     0,94

 8  Brice Roger (Franca)  1,14

 9. Mathias Mayer (Austria)     1,21

10. Andreas Sander (Gjermania)    1,37

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat