Lojërat Olimpike Dimërore: Dita e pestë

Skijim

Lojërat Olimpike Dimërore: Dita e pestë

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 16:05
Lojërat Olimpike Dimërore

Lojërat Olimpike Dimërore filluan më 9 shkurt dhe do të mbarojnë me 25 shkurt. Sot u zhvilluar dita e pestë e këtyre lojërave që po mbahen në PyeongChang të Koresë së Jugut.

Gjatë kësaj dite, debutoi edhe Përfaqësuesja e Kosovës me sportistin, Albin Tahiri.

Në sportin e “Alpine Skiing”, me medalje të artë doli garuesi austriak, Marcel Hirscher, me të argjendtë Alexis Pinturault dhe me të bronztë Victor Muffat-Jeandet.

– “Cross-Country Skiing” – femrat:

Stina Nilsson (Suedi)
Maiken Caspersen Falla (Norvegji)
Yulia Beleryukova (sportiste ruse)

– “Cross-Country Skiing” – meshkujt:

Johannes Hoesflot Klaebo (Norvegji)
Federico Pellegrino (Itali)
Alexander Bolshunov (sportist rus)

– “Curling”:

Kanada, e artë
Zvicra, e argjendtë
Atletët Rusë, të bronztë

– “Luge” – femrat:

Natalie Geisenberger (Gjermani)
Dajana Eitberger (Gjermani)
Alex Gough (Kanada)

– “Short Track Speed Skating” – femrat:

Arianna Fontana (Itali)
Yara van Kerkhof (Holandë)
Kim Boutin (Kanada)

– “Snowboard” – femrat:

Chloe Kim (Amerika)
Liu Jiayu (Kina)
Areille Gold (Amerika)

– “Speed Skating” – meshkujt 1.500m:

Kjeld Nuis (Holandë)
Patrick Roest (Holandë)
Kim Min Seok (Korea Jugut).

Sa i përket tabelës së medaljeve, vazhdon kryesimi i Gjermanisë me 9 sosh (5 të arta, 2 të argjendta dhe 2 të bronzta). Në pozitën e dytë qëndron Holanda me 10 medalje (4 të arta, 4 të argjendta dhe 2 të bronzta). Me më së shumti medalje të fituar është Norvegjia me 11, por që ka vetëm 3 të arta, 5 të argjendta dhe 3 të bronzta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat