Pupovci: Albini bëri dy gabime!

Skijim

Pupovci: Albini bëri dy gabime!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 15:38
Agim Pupovci

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Agim Pupovci, ka pasur emocione të pakufishme në garën e parë të Lojërave Olimpike - Pyeongchang 2018. Pupovci tha se Albin Tahiri ka pasur grahje të mirë në lëshim, por në sllallom bëri dy gabime, që sigurisht ka ndikuar edhe shtegu i akullt ekstrem në qendrën e skive në Jeongseon.

“Bota sot”: Albini debutoi në kombinimin alpin, zuri vendin e 37-të me 16 sekonda e 88 qindtat larg vendit të parë, a keni pritur më tepër?

Agim Pupovci: Në lëshim ka qenë shumë i mirë, me 4 sekonda e 60 qindtat larg të parit, por në sllallom ka pasur dy gabime, ku humbi kohë rreth 12 sekonda. Në garë ishin 65 garues, 28 janë dalë nga shtegu, ky e ka përballuar shtegun dhe ka arritur në vend të 37-të. Me lëshim jam i kënaqur shumë, me sllallom nuk jam i kënaqur sepse me dy gabime e bëra ka humbur kohë.

“Bota sot”: Gara e radhës në lëshim, çfarë prisni?

Agim Pupovci: Nesër kemi përgatitje në Super-G, pasnesër garën e lëshimit. Presim rezultat më të mirë. Duhet ta dimë, se kjo është garë botërore dhe janë elitë. Hirscher doli i pari dhe nuk është bash lehtë të garosh në mesin e skiatorëve më të mirë në botë. Por ishte edhe një kënaqësi të jesh në garë, megjithatë terreni ka qenë ekstrem i vështirë, më i vështirë se në St. Morritz kur u mbajt Kampionati Botëror. E rëndësishme ka qenë që Albini nuk doli prej shtegut dhe e ka përfunduar garën, kur dihet se 28 veta nuk kanë mundur ta përfundojnë atë.

“Bota sot”: Te premten mbahet garat e Super-G, kërkon rezultat më të favorshëm?

Agim Pupovci: Në lëshim presim rezultat më të favorshëm. Në sllallom të madh presë rezultat solid. Do të orvatem për një rezultat më të mirë edhe në Super-G.

“Bota sot”: A është në formën konstante Albini?

Agim Pupovci: Albini ka kohë me pushuar deri te gara e ardhshme. Ka qenë një tempo e rëndë me stërvitje, ku ka ndikuar edhe koha e vështirë, si ftohti dhe shtegu i akullt ekstrem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat