Hirscher fenomenal, i artë në kombinim

Skijim

Hirscher fenomenal, i artë në kombinim

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 11:24
Marcel Hirscher, (Luca Bruno / Associated Press)

Superylli austriak, Marcel Hirscher, ka qenë fenomenal në garën e parë të skive alpike në Lojërat Olimpike Dimërore – Pyeongchang 2018 të Koresë së Jugut. Gara u zhvillua në Qendrën e skive Jeongseon, ku kampioni i gjashtëfishtë i botës u tregua i shkathët në shteg, duke zënë vendin e parë në kombinimin alpik me kohë të kaluar për  2:06,52 minuta. Hirscher rrëshqiti pothuajse i përsosur, duke arritur kohën më të mirë për 23 qindtat se francezi Alexis Pinturault.

Image (AP Photo/Michael Probst)

Hirscher fiton medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike Dimërore pas 120 podiumeve në Kupën e Botës, 55 fitoreve dhe 6 titujve, pas 3 medaljeve të arta në Kampionatet Botërore dhe një të argjendtë në Olimpiadë. Hirscher është i lumtur për medaljen e artë olimpike, duke pretenduar të tjera.  Pinturault fitoi medaljen e argjendtë, duke e pasur kohën shumë më të mirë se bashkëkombësi i tij, Victor Muffat-Jeandet. Pinturault ishte më i shpejt për 79 qindtat se vendi i tretë. Muffat-Jeandet stoliset me medalje të bronztë, një sukses i madh për të. Ndërkaq, austriaku Marco Schwarz ngeci për një sekondë e 35 qindtat nga vendi i parë, por ishte më i shpejt për 10 qindtat se i pesti, amerikani Ted Ligety.

Rezultatet

1. Marcel Hirscher (Austria)    2:06,52

2. Alexis Pinturault (Franca)    +0,23

3. Victor Muffat-Jeandet (Franca)   +1,02

4. Marco Schwarz (Austria)     +1,35

5. Ted Ligety (SHBA)      +1,45

6. Thomas Mermillod Blondin (Franca)   +1,50

7. Kjetil Jansrud (Norvegjia)    +2,15

8. Stefan Hadalin (Sllovenia)   +2,42

9. Thomas Dressen (Gjermania)     +2,44

10. Klemen Kosi (Sllovenia)    +2,85

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat