Lojërat Olimpike Dimërore, Albin Tahiri përfundon garën në disiplinën kombinim alpin

Skijim

Lojërat Olimpike Dimërore, Albin Tahiri përfundon garën në disiplinën kombinim alpin

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 09:10
Albin Tahiri

Albin Tahiri zuri vendin e 37 nga 65 garues në debutimin e tij në LOD PyeongChang 2018

Albin Tahiri ka debutuar në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.

Skitari ynë ka zënë vendin e 37-të nga 65 garues në disiplinën kombinim alpin. Kjo pozitë vlerësohet e suksesshme, bazuar në kushtet që mbretëruan sidomos në garën e sllallomit, ku shumë garues u diskualifikuan. Gara e parë ishte ajo e lëshimit.

Qëllimi i tij ishte të mos diskualifikohej në debutim.

28-vjeçari pati kohën 2:23.40 sekonda.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat