Thaçi: Parakalimi i Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore, dhurata më e mirë për dhjetëvjetorin e pavarësisë

Skijim

Thaçi: Parakalimi i Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore, dhurata më e mirë për dhjetëvjetorin e pavarësisë

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 14:21
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se parakalimin i ekipit olimpik të Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore 2018 në Pyeongchang të Koresë Jugore , është dhurata më e mirë që shteti ka marrë për dhjetëvjetorin e pavarësisë.

Kosova sot parakaloi për herë të parë në histori të saj në Lojëra Olimpike Dimërore, ndërsa për herë të dytë në Lojëra Olimpike në përgjithësi, pas parakalimit në Lojërat Olimpike Verore 2016 në Rio të Brazilit.

Presidenti e ka quajtur madhështor parakalimin e ekipit olimpik të Kosovës, përmes një shkrimi në llogarinë e vet zyrtare në Facebook.

Ky është statusi i tij i plotë:

Parakalim madhështor i ekipit olimpik me Flamurin e Kosovës në Pyeongchang të Koresë së Jugut, para miliona teleshikuesve nga mbarë bota.

Kjo është hera e parë në historinë e shtetit tonë, që përfaqësohemi në Lojërat Olimpike Dimërore. Është dhurata më e mirë për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, bashkë me medaljen e artë të Majlinda Kelmendit, dy vjet më parë në Olimpiadën e Rios. HTH

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat