Vlhova spektakolare, Shiffrin gaboi

Skijim

Vlhova spektakolare, Shiffrin gaboi

Nga: Kemajl Goca Më: 28 janar 2018 Në ora: 15:48
Petra Vlhova

Sllovakja Petra Vlhova heshti të gjithë në disiplinën e sllallomit, që u zhvillua në Lenzerheide të Austrisë. Skiatorja sllovake shënoi fitore spektakolare, me kohë të kaluar për 1:50.53 minuta, duke lënë pas vetes suedezen Frida Hansdotter. Suedezja pati kohën më të dobët për 10 qindtat se fituesja e garës dhe për 42 qindtat qe më e mirë se zvicerania Wendy Holdener që zuri pozitën e tretë. Vlhova ka qenë spektakolare, sepse në rrëshqitjen e parë renditet në vend të gjashtë me 1 sekondë e 12 qindtat nga Shiffrin, por në rrëshqitjen e dytë ka treguar  formë të madhe dhe rezultoi me fitore.  Shiffrin humbi balancin duke shkuar në një pjesë të shtegut me gjashtë porta deri në finish, dhe ia “dhuroi” fitoren Petra Vhlovas në sllallomin e fundit para Lojërave Olimpike në Pyeongchang. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Mikaela Shiffrin, kryeson me 1513 pikë, e përcjellë nga Wendy Holdener (762), Viktoria Rebensburg (714) etj. ndërsa në sllallom Shffrin prinë me 780 pikë, pas saj janë: Petra Vlhova (545), Frida Hansdotter (511) etj.

Femrat

1. Petra Vlhova (Sllovakia)   1:50.53

2. Frida Hansdotter (Suedia) 0.10

3. Wendy Holdener (Zvicra) 0.52

4. Mélanie Meillard (Zvicra) 0.71

5. Nina Haver-Loeseth (Norvegjia) 1.52

6. Katharina Liensberger (Austria) 1.73

7. Katharina Gallhuber (Austria)    1.80

8. Erin Mielzynski (Kanada)            2.16

9. Irene Curtoni (Italia) 2.17

10. Denise Feierabend (Zvicra)      2.46

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat