Vonn fantastike, 78 fitore në karrierën e saj

Skijim

Vonn fantastike, 78 fitore në karrierën e saj

Nga: Kemajl Goca Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 22:24
Lindsey Vonn

Skiatorja amerikane, Lindsey Vonn, po i afrohet rekordit të suedezit Ingemar Stenmark. Ingemar Stenmark ka 86 fitore, ndërsa amerikania sot shënoi fitoren e 78-të në karrietën e saj.  Vonn është tetë fitore larg barazimit me rekordin e legjendës Ingemar Stenmark! Amerikania triumfoi në supersllallomin e madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Val'd'Isere.

Image

Amerikania ishte bindshëm më e mirë, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 1:04.86 minuta apo për 31 qindtat ka qenë më e shpejt se Sofia Goggia nga Italia. Në pozitën e tretë është renditur Ragnhild Mowinckel nga Norvegjia me 39 qindtat e kohës më të dobët se fituesja e garës. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin udhëheq me 521 pikë, duke lënë pas vetes Rebensburg me 412 sosh, ndërsa në supersllallomin e madh, Weirather prin me 160 pikë, duke lënë pas Flury me 149 sosh. 


Rezultatet 
1. Lindsey Vonn (SHBA)    1:04.86
2. Sofia Goggia (Italia)        0.31
3. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)        0.39
4. Nicole Schmidhofer (Austria)    0.67
5. Joana Hählen (Zvicra)    0.70
6. Johanna Schnarf (Italia)        0.82
7. Viktoria Rebensburg (Gjermania)    0.88
8. Laurenne Ross (SHBA)        0.97
9. Lara Gut (Zvicra)        1.00
10. Michelle Gisin (Zvicra)        1.07

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat