Ashtu si di skiatorja amerikane, e artë në sllallom

Skijim

Ashtu si di skiatorja amerikane, e artë në sllallom

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 20:41
Mikaela Shiffri

Ashtu si di skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin. Ajo shkëlqeu në Kampionatin Botëror në disiplinën e sllallomit, që po zhvillohet në St. Moritz të Zvicrës. 21-vjeçarja fitoi medaljen e artë, pasi arriti e para me kohë të kaluar për  1:37.27 minuta.

Amerikania ka qenë e përsosur dhe treguesi më i mirë ishte fitorja me një epërsi të thellë, me një sekondë e 64 qindtat ndaj zviceranes Wendy Holdener. Shiffrin ka fituar medaljen e katër në karrierën e saj, e treta e artë dhe një medalje e argjendtë.  Të gjitha medaljet e arta i ka arritur në sllallom, të parën në vitin 2013 në Schladming 2013, dy vjet më vonë në Beaver Creek dhe tani në St. Moritz, ndërsa të argjendtën po këtë edicion por në disiplinën e sllallomit të madh, kur i shtohet edhe medalja e artë në sllallom në Lojërat Olimpike Dimërore në vitin 2014 në Sochi të Rusisë.

Zvicerania Wendy Holdener fitoi medaljen e argjendtë. Ajo ishte një sekondë e 64 qindtat larg vendit të parë dhe pati kohën më të mirë për 11 qindtat se pozita e tretë. 23-vjeçarja zvicerane ka fituar medaljen e dytë në karrierë të saj, pasi ditë më parë rrëmbeu të artën në kombinim. 31-vjeçarja nga Suedia Frida Hansdotter arriti të ngjitet në podium dhe stoliset me medalje të bronztë.

Rezultatet

1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:37.27

2. Wendy Holdener (Zvicra) 1.64

3. Frida Hansdotter (Suedia) 1.75

4. Petra Vlhova (Sllovakia)  1.89

5. Sarka Strachova (Çekia)   2.05

6. Michaela Kirchgasser (Austria)     2.22

7. Ana Bucik (Sllovenia)             2.62

8. Emelie Wikstroem (Suedia)    2.93

9. Denise Feierabend (Zvicra)           2.96

10. Bernadette Schild (Austria)   2.97

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat