Mediat turke shkruajnë për deklaratën e Veselit: Kosova duhet larguar nga Turqia (Foto)

Religjion

Mediat turke shkruajnë për deklaratën e Veselit: Kosova duhet larguar nga Turqia (Foto)

Më: 6 maj 2016 Në ora: 13:25

Deklarata e kandidatit për kryetar të PDK-së, njëherit kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili tha mbrëmë në emisionin “Zona e Debatit” se vendi ynë duhet të jetë më shumë i fokusuar të lidhet edhe me Evropën dhe Amerikën e në këtë mënyrë të largohet nga Turqia është bërë lajm edhe në mediat turke.

“Asgjë nuk duhet të bëjmë më shumë sesa atë që ka bërë shteti i Izraelit. Kemi ngjashmëri me Izraelin. Jemi pak dhe çdo njeri që na ik është e rëndë për neve si drejtues të shtetit”

“Orientimi i Kosovës, sipas Veselit është SHBA-ja dhe Evropa, kjo nuk është mënyra e vetme për sa i përket tërheqjes së investimeve në aspektin e funksionimit shoqëror”, citon portali turk kosovahaber deklaratën e pretendendi për postin e të parit të PDK-së dhënë në “Zonën e Debatit”

Poashtu ky medium turk në shkrimin e saj përmend edhe fjalët e Veselit kur thotë se ndërmjet Turqisë dhe Evropës, Kosova e zgjedh këtë të fundit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat